Rajoni 2 December 2024, 19:57 Nga VNA

Kurti tregon arsyen se pse Serbia ka shtuar sulmet në veriun e Kosovës

Ndaje në Whatsapp
Kurti tregon arsyen se pse Serbia ka shtuar sulmet në veriun e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha gjatë seancës në Kuvend se sulmet terroriste nga Serbia po shtohen sepse ka më shumë sovranitet e intergritet territorial në veri.

Në këtë kuadër, Kurti tha Serbia nuk ka më kontrolle në veri, ndaj edhe po kryejnë këto sulme.

“Pikërisht pse ka shumë më tepër sovranitet, integritet territorial, ligjshmëri, kushtetutshmëri në veri, ka aksione terroriste tani. Dikur kur struktura paralele te Serbisë e kanë kontrolluar veriun, ata s’kanë pasur nevojë për sulme terroriste.

Tani që nuk e kanë më, ata kryejnë aksione terroriste. Dikur i kanë pasur 4 ndërtesat kryesore në katër komuna të stacioneve të policisë. Prej 5 nëntorit të vitit 2022 kur dhanë dorëheqje kolektive, nuk i kanë më ato ndërtesa. Prandaj gjuajnë me granata dore, sikundër më 26 nëntor në stacionin e Policisë në Zveçan. Pra po e hedhin granatën e dorës në stacionin e policisë në Zveçan sepse ajo është policia e Republikës së Kosovës.

Kur komandanti i policisë ishte serb, që merrte rrogën edhe nga Kosova edhe nga Beogradit, ai granatën e dorës e hedh tani sepse s’është më aty. Pikërisht pse e kanë humbur veriun, po i bëjnë këto sulme terroriste.

Pse ka sulme në veri? Ka sulme sepse është mbyllur banka popullore e Serbisë dega në Kosovë dhe drejtoria e thesarit në Leposaviç. Ka krime terroriste e sulme te ndryshme, e sabotazhe se s’ka më targa, as letërnjoftime, as patenta ilegalë të Serbisë. Mbi 10 mijë qytetarë të tyre ose i kanë ivaliduar patentat e drejtuesve të mjeteve ose kanë marrë targat e RKS-së, ose të dyjat”, ka deklaruar Kurti.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme