Rajoni 2 December 2024, 12:31 Nga VNA

Sulmohen bizneset e shqiptarëve në Kumanovë, i vihet zjarri edhe makinës së prokurorit Xhelal Bajrami

Ndaje në Whatsapp
Sulmohen bizneset e shqiptarëve në Kumanovë, i vihet zjarri edhe

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, qyteti i Kumanovës është tronditur nga disa incidente të qëllimshme të zjarrvënieve, të cilat kanë përfshirë një lokal, disa makina dhe pjesërisht një shtëpi.

Një zyrë kontabiliteti dhe përkthimesh gjyqësore, e vendosur përballë Gjykatës Themelore në Kumanovë, është djegur. Kjo zyrë, sipas mediave, është në pronësi të Fitor Jakupit, këshilltar në Kuvendin Komunal të Kumanovës.

Gjithashtu, përballë vendit të njohur si Garnizon, një makinë në pronësi të prokurorit Xhelal Bajrami është përfshirë nga flakët, që dyshohet se janë shkaktuar nga koktej molotovi. Po ashtu, është raportuar një tentativë për të djegur makinën e një koloneli me inicialet E.D., e cila ka pësuar dëmtime të lehta.

Si pasojë e një tjetër akti zjarrvënie, flakët kanë përfshirë një shtëpi, duke dëmtuar pjesërisht fasadën e saj. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me shpejtësi, duke arritur të ndalojnë përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Burime jozyrtare raportojnë se në momentet e zjarrvënieve, kamerat e sigurisë pranë këtyre vendeve nuk kanë funksionuar. Autoritetet po hetojnë këto ngjarje, të cilat kanë ngjallur shqetësim dhe pasiguri në qytet.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme