Rajoni 3 December 2024, 18:21 Nga VNA

Kurti pas takimit në Bruksel: Kërkova që Serbia të dorëzojë Radoiçiçin

Ndaje në Whatsapp
Kurti pas takimit në Bruksel: Kërkova që Serbia të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga shefja e re e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, që Serbia të dorëzojë Milan Radoiçiç, të cilin ai e akuzon si organizator të sulmit të ndodhur në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.

Kurti u takua me Kallasin të martën në Bruksel, ku diskutuan për progresin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, si dhe për raportet me Serbinë. Kryeministri theksoi arritjet e Kosovës në aspektin ekonomik dhe demokratik, duke nënvizuar se vendi ka menaxhuar sfidat më të rënda të sigurisë, përfshirë kërcënimet serioze që kulmuan me vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku.

"Grupi që kreu sulmin në Banjskë, i udhëhequr nga kryekrimineli Milan Radoiçiç, është ende i lirë dhe mbështetet nga Serbia. Kërkojmë, ashtu si në çdo takim tjetër, që Radoiçiç të dorëzohet tek autoritetet e Kosovës, pasi Prokuroria ka një aktakuzë prej 160 faqesh dhe një grup prej mbi 40 personash të përfshirë," tha Kurti.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme