Politika 6 Tetor 2025, 21:42 Nga VNA

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja – pasqyra e errët e një drejtësie të braktisur

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja – pasqyra e errët e një

Ka pak orë që ka ndodhur vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe komentet në rrjete janë shokuese.
Mbizotëron komenti: “I lumtë dora vrasësit, i ka ardhur shpirti në majë të hundës me këtë drejtësi!”
E tmerrshme. Një shoqëri që e ka mendjen te arma dhe gjaku, që reagon vetëm kur merret jeta e dikujt, por kurrë nuk proteston për të drejtat që i shkelen çdo ditë.
Një shoqëri që del në sheshe vetëm kur e thërret partia, e jo ndërgjegjja.
Astrit Kalaja, përtej të qenit gjyqtar, ishte bashkëshort dhe baba. Jeta i ishte falur nga Zoti, dhe vetëm Ai ka të drejtë ta marrë, jo dora e njeriut.

Shteti lau duart menjëherë pas vrasjes duke u fshehur pas statuseve. Po e nis me ministrat pa emër dhe pa zë që nxituan të lajnë duart, duke deklaruar se siguria në gjykata nuk është përgjegjësi e tyre por e vetë gjykatës — edhe ky është një turp më vete.
Vritet një gjyqtar në sallën e gjyqit dhe shteti, në vend që të alarmohet, nxiton të postojë ngushëllime në rrjete sociale.
Një reagim institucional i zbehtë përballë një tragjedie që godet vetë zemrën e shtetit ligjor.
Kryeministri, që çdo ditë e natë i sulmon dhe përqesh gjyqtarët e prokurorët, sot shpreh “ngushëllime vëllazërore”.
Por është vrarë një shërbyes i shtetit në vendin e tij të punës — aty ku duhet të ishte më i sigurt se kudo tjetër.
Dhe pa asnjë ndjenjë përgjegjësie, ai deklaron se “duhet ashpërsuar Kodi Penal”.
Po si ta ashpërsojmë më shumë, zoti Kryeministër? Vrasja e gjyqtarit dënohet me burgim të përjetshëm. Apo ndoshta doni të riktheni dënimin me vdekje?
Nëse keni guxim, hajde ta ndryshojmë Kushtetutën!
Por ju, si “europian i madh”, i keni ulur pantallonat përballë kërkesave të Brukselit, dhe për çdo gjë thoni vetëm “Yes, man”.

Presidenti që hesht dhe opozita që nuk ekziston

Presidenti i Republikës, në vend që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, bën status në Facebook.
E ka mbledhur Këshillin për luftën në Ukrainë, por jo për vrasjen e një gjyqtari në sallën e gjyqit.
Kuku nënë, ku e katandisëm shtetin që na thotë se “është gati për në BE” sepse “na ndihmon Diella”.
Por ky popull është jetim, sepse ka vdekur edhe opozita.
Do bëjë “gam-gam” për tri ditë, e në të shtatën e gjyqtarit të ndjerë gjithçka do kthehet në normalitet.
Turpin do ta hanë me bukë dhe do turren pas rrogës që u jep Rama.
Do të dalë përsëri Fatmir Xhafaj dhe do shpalosë “sukseset” e reformës në drejtësi — një reformë që nuk është as në drejtësi, as në dinjitet, por vetëm në burime njerëzore.
Drejtësia ka ikur për lesh: 140 mijë dosje stok!
Edhe kjo çështje, ajo e sotmja, kishte 12 vjet që endet nëpër gjykata.

Vetëm populli mund ta ngrejë drejtësinë nga gërmadhat

Populli duhet të derdhet në sheshe nëse do gjykata të ndershme, prokurorë me integritet, qeveri të përgjegjshme dhe opozitë që nuk shet moralin për interes.
Duhet ta detyrojë qeverinë, opozitën dhe ndërkombëtarët të ulen bashkë e të gjejnë arsyen pse drejtësia shqiptare ra kaq poshtë.
Duhet të rikthejmë besimin te drejtësia e pavarur — jo te drejtësia e Fatmir Xhafajt me shokë që e kanë privatizuar sistemin.
Vetëm atëherë dora e krimit nuk do të piketojë një Astrit Kalaja tjetër!
Deri atëherë, ngushëllime familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe dashhtë Zoti të ndalë dorën e krimit e të kthejë sytë mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse na ka lënë në duart e të pafeve!

Video

Një protestë kundër Shteteve të Bashkuara u zhvillua në Iran, ku një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veprimi i disa fëmijëve që dogjën fanella të futbollistit të njohur Lionel Messi. Zemërimi u nxit nga ngjarjet e 5 marsit, kur lojtarët e klubit Inter Miami CF u ftuan në Shtëpia e Bardhë si fitues të MLS Cup. Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës duartrokitën presidentin amerikan Donald Trump teksa ai po fliste për një operacion ushtarak në Lindjen e Mesme. Ky moment shkaktoi reagime të forta dhe një valë kritikash nga tifozë dhe përdorues të rrjeteve sociale.

Ju flet Tirana… po japim lajmet e antikorrupsionit në QSUT.

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad është goditur nga një dron ose raketë, sipas një zyrtari të sigurisë irakiane. Sulmi ndodhi pak pasi dy militantë të mbështetur nga Irani u vranë në një bastisje në kryeqytetin irakian. Është hera e dytë që ambasada amerikane sulmohet që nga fillimi i luftës Izrael-SHBA kundër Iranit. Sulmet janë marrë përsipër nga grupe të armatosura pro-iraniane në Irak, të cilat prej ditësh po godasin me dronë dhe raketa bazat amerikane në rajon.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme