Politika 6 October 2025, 18:42 Nga VNA

Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, VNA: politika të heshtë, përgjegjëse për gjuhën e urrejtjes ndaj drejtësisë

Ndaje në Whatsapp
Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, VNA: politika të heshtë,

VNA ka vendosur të mos raportojë asnjë reagim nga politika për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Të majtë dhe të djathtë, qeveri dhe opozitë, kanë së bashku kulturën e të sulmuarit të prokurorëve dhe gjyqtarëve që nuk i shkojnë pas fijes politikave të tyre.

Gjyqtarët dhe prokurorët nuk janë engjëj dhe sigurisht që edhe ata gabojnë në punën e tyre të përditshme. Por sulmet ndaj tyre, të frymëzuara nga politika, janë në pjesën dërrmuese të rasteve garanci për krimin dhe jo vetëm për t’i sulmuar ata edhe fizikisht. Ngjarja e sotme patjetër që është më e renda e viteve të fundit dhe përgjegjësia për të bie së pari mbi autorin e ngjarjes. Por lotët e krokodilit të politikës shqiptare nuk e fshehin dot përgjegjësinë e politikës, që kurrë nuk është ndalur së sulmuari, sharë dhe anatemuar prokurorë e gjykatës që i kanë prishur terezinë.

Ndaj, bashkë me ngushëllimet për familjen e Astrit Kalasë, do të ishte mirë që politika të heshtte e të drejtonte gishtin nga vetja — si përgjegjësja e vetme për situatën ku është sot siguria e vendit, katandisjen e drejtësisë në vetëgjyqësi dhe të ndalë njëherë e përgjithmonë gjuhën agresive dhe sulmet ndaj institucioneve të drejtësisë, prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme