Politika 6 Tetor 2025, 14:43 Nga VNA

Adriana Kalaja I kërkon Berishës të anullojë vendimin e kryesisë për Florian Binajn: "Vendim antistatutor, në dëm të PD-së”

Ndaje në Whatsapp
Adriana Kalaja I kërkon Berishës të anullojë vendimin e

Kryetarja e Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, i ka drejtuar një kërkesë zyrtare kryetarit të PD-së Sali Berisha dhe Kryesisë së partisë, duke kërkuar anulimin e vendimit të marrë në mbledhjen e datës 4 tetor 2025, që lidhet me përcaktimin e kandidaturës për Bashkinë e Tiranës.

Në dokumentin zyrtar, Kalaja e cilëson këtë vendim si “antistatutor” dhe politikisht të dëmshëm për Partinë Demokratike, duke argumentuar se është marrë në shkelje të rëndë të nenit 12 të Statutit, që përcakton procedurat për përzgjedhjen e kandidatëve për pushtetin vendor, përmes sistemint të primareve dhe votës së anëtarësisë.

“Ky vendim, në aspektin moral dhe politik, ndikon negativisht te strukturat e degëve të PD-së pasi tregon frikë dhe mospranim për t’u futur në garë. Nuk mund të pranohen si kandidatë persona që nuk kanë dhënë asnjë kontribut për Tiranën, madje disa prej tyre i kanë shërbyer regjimit,” – shkruan Kalaja në letrën drejtuar Berishës.

Në kërkesën e saj, Kalaja thekson gjithashtu se vendimi i Kryesisë bie ndesh me parimet e transparencës dhe me kauzën politike të PD-së kundër fondacionit “Soros”, duke paralajmëruar se mungesa e kritereve ndaluese për kandidatë të lidhur me këtë fondacion “komprometon qëndrimin e partisë”.

Ajo kujton se Komisioni i Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit, që ajo drejton, është organi i vetëm që ka të drejtë të vlerësojë përputhshmërinë statutore të vendimeve të organeve të PD-së, dhe kërkon që ky vendim të revokohet menjëherë, për të mos dëmtuar procesin e brendshëm demokratik.

“Nëse sot nuk mbrojmë Statutin, japim perceptimin në publik se nesër, kur të vijmë në pushtet, nuk do mbrojmë as Kushtetutën,” – shkruan më tej Kalaja, duke kërkuar reagim nga anëtarët e Kryesisë.

Në fund të letrës, ajo shprehet se vendimi i 4 tetorit është kundër interesave të demokratëve dhe votuesve të PD-së, dhe paralajmëron se nëse nuk reagohet sot, nesër do të jetë vonë.

Video

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Detaje tronditëse lajmesh kanë dalë në dritë mbi dënimet ekstreme të dhëna në Korenë e Veriut, duke përfshirë të burgosur të rrahur për vdekje me çekiç, një grua shtatzënë të ekzekutuar dhe një menaxher ferme të qëlluar pasi zemëroi Kim Jong Un. Në disa nga rastet më tronditëse, të burgosurit u vranë në 'ekzekutime të fshehta brenda' duke përdorur armë të forta, ndërsa të arratisurit thanë se ishin dëshmitarë të të shtënave me armë të tilla ndaj të miturve pavarësisht pretendimeve zyrtare se dënime të tilla janë të ndaluara.

Kreu i SPAK, Klodian Braho pret në një takim Ministren e Drejtësisë së Austrisë

Osmani: Rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, hapen nga populli Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar sot pasi Kuvendi i Kosovës është shpërndarë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh. Osmani ka thënë se “rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli”.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme