Politika 6 October 2025, 10:33 Nga VNA

Berisha pranon se në takimin e Arubas ka patur qeveritarë. Nuk përmend asnjë emër dhe akuzon Dumanin për fshehje të dosjes

Ndaje në Whatsapp
Berisha pranon se në takimin e Arubas ka patur qeveritarë. Nuk

Pas daljes nga SPAK, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha iu rikthye sërish temës së shumëpërfolur të takimit në Aruba, duke bërë një deklaratë që për herë të parë përfshin edhe përfaqësues të qeverisë në këtë ngjarje.

Në një mesazh për qytetarët, Berisha akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani, se po mban në sirtar dosjen e takimit të Arubas. Ai tha se prokurorët me në krye Altin Dumanin dhe në bashkëpunim me McGonigal janë përpjekur të fshehin një nga skandalet më të mëdha të qeverisë shqiptare, ndërsa sipas tij, informacionet për takimet janë zbuluar përmes prokurorive italiane dhe gjykatave belge.

“Natyrisht ky është një peng i parave të krimit që i ka larë dhe shndërruar në pronat e tij dhe nuk i justifikon,” deklaroi Berisha, duke lënë të kuptohet se përfitues të drejtpërdrejtë janë zyrtarë të lidhur me pushtetin. Megjithatë, edhe pse në ditët e fundit ka përmendur shpesh “takimin e Arubas”, Berisha ende nuk ka dhënë asnjë informacion konkret se kush mund të kenë qenë qeveritarët pjesëmarrës në të.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme