Politika 6 October 2025, 14:22 Nga VNA

Diktatori në listën e Kuvendit/ Enriketa Papa: “Fyerje për viktimat, turp për kujtesën“

Ndaje në Whatsapp

Kuvendi publikon listën e personaliteteve kombëtare të muajit tetor ku përfshihet edhe ish-diktatori komunist Enver Hoxha.

Diktatori në listën e Kuvendit/ Enriketa Papa: “Fyerje për


Për këtë çështje ka reaguar me indinjatë Enriketa Papa, e cila thotë se ky vendim vjen në një moment kur universitetet shqiptare po punojnë për të ndërgjegjësuar brezat e rinj mbi pasojat e regjimit totalitar të Enver Hoxhës, përmes studimeve mbi drejtësinë tranzitore dhe trajtimin e traumave kolektive.

“Nuk doja ta besoja, por fatkeqësisht lajmi është i vërtetë,” shkruan ajo, duke e cilësuar këtë akt si “mizor” dhe “një fyerje të rëndë ndaj viktimave të diktaturës komuniste”. Sipas saj, një ndjesë formale nuk mjafton më, sepse vendime të tilla “riprovojnë plagët e së kaluarës dhe minojnë përpjekjet për pajtim dhe kulturë demokratike”.

Ajo kujton gjithashtu Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë të datës 30 tetor 2006 (nr. 11), me të cilën Parlamenti dënoi krimet e regjimit komunist dhe e cilësoi qartë Enver Hoxhën si “themeluesin dhe ekzekutuesin e sistemit diktatorial më represiv në Europën Lindore”. Në këtë dokument, Kuvendi kërkonte heqjen e të gjitha titujve dhe dekoratave të dhëna gjatë periudhës komuniste dhe rishikimin e datave simbol që lidhen me atë regjim.

Në mbyllje, Papa e quan vendimin aktual të Kuvendit “një hap të rrezikshëm prapa në përballjen me të kaluarën”, duke e konsideruar atë si një mohim të kujtesës historike dhe një fyerje për kujtimin e viktimave të komunizmit.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme