Politika 20 October 2025, 21:36 Nga VNA

Spiropali gënjen për votën e Shqipërisë në OKB: Shqipëria nuk u rreshtua me Europën por me Çekinë

Ndaje në Whatsapp
Spiropali gënjen për votën e Shqipërisë në OKB:

Elisa Spiropali, në pozicionin e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, gënjeu gjatë intervistës në Top Channel me gazetaren Grida Duma lidhur me votën e Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën që i hap rrugë krijimit të shtetit të Palestinës.

Spiropali deklaroi se Shqipëria kishte ndjekur një “politikë sovraniste”, duke abstenuar në votim, pasi sipas saj, nuk kishte një qëndrim unik të vendeve të Bashkimit Europian për këtë rezolutë. Por faktet e dokumentuara nga votimi në OKB e përgënjeshtrojnë këtë pretendim.

"Shqipëria ka abstenuar për disa çështje, sepse ne kemi gjykuar që në atë moment nuk e kishim të gjithë kapacitetin për të marrë një vendim pro apo kundër vendimeve apo rezolutave që ishin të padakordësuara në parë dhe nuk ishin në linjizim të plotë me Bashkimin Europian. Pra, jo të gjitha vendet e Bashkimit Europian kishin të njëjtin qëndrim. Dhe në këtë rast shqipërisë i lejohet që të mbajë një qëndrim sovran. Dhe ne pse kemi deklaruar që politika jonë do jetë e linjëzuar me Bashkimin Europian", tha spiropali. 

Në seancën e 13 shtatorit 2025, të gjitha vendet e Bashkimit Europian votuan pro rezolutës, me përjashtim të Çekisë, e cila abstenoi. Shqipëria bëri të njëjtin veprim, duke mos u rreshtuar me vendet e Europës Perëndimore, por me Çekinë — një shtet me të cilin nuk e lidh asnjë afërsi politike, diplomatike apo bashkëpunim të theksuar dypalësh.

Ky pozicion bie gjithashtu ndesh me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili në prill 2025, gjatë vizitës së tij në Izrael, kishte theksuar publikisht: “Shqipëria ka qenë gjithmonë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete”. Por në OKB, Tirana abstenoi, duke refuzuar të mbështesë një rezolutë që jo vetëm i hap rrugë njohjes së shtetit palestinez, por dënon edhe agresionin izraelit ndaj civilëve dhe krizën humanitare në Gaza.

Rezoluta 7-faqëshe, e miratuar me 142 vota pro, 10 kundër dhe 12 abstenime, u hartua pas një konference ndërkombëtare në korrik, të organizuar nga Arabia Saudite dhe Franca. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ishin ndër të paktët që votuan kundër.

Në vend që të përforconte linjën evropiane të politikës së jashtme dhe qëndrimin e deklaruar nga vetë kryeministri, Shqipëria zgjodhi një pozicion neutral që është një vasalitet i hapur me qëndrimin e SHBA që flet më shumë për pasiguri politike sesa për “sovranizëm”.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme