Politika 20 October 2025, 10:21 Nga VNA

Përjashtohet për 15 ditë nga Kuvendi kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi

Ndaje në Whatsapp
Përjashtohet për 15 ditë nga Kuvendi kreu i Grupit Parlamentar

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, është përjashtuar për 15 ditë nga punimet e Kuvendit. Vendimi u mor sot nga Sekretariati i Etikës, pas një kërkese të paraqitur nga Partia Socialiste.

Fillimisht, PS kishte kërkuar 30 ditë përjashtim për Bardhin, por Sekretariati vendosi të aplikojë masën prej 15 ditësh.

Bardhi akuzohet nga mazhoranca për ofendim ndaj kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Gjatë seancës së fundit plenare, ai iu drejtua Peleshit duke e quajtur “të paaftë”. Pas vendimit të Peleshit për ta përjashtuar nga seanca, Bardhi refuzoi të largohej nga salla.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme