Politika 20 October 2025, 19:32 Nga VNA

Presione për emrin e kreut të ri të SPAK? Kryetarja e KLP: Ka tifoz dhe lobime

Ndaje në Whatsapp
Presione për emrin e kreut të ri të SPAK? Kryetarja e KLP: Ka

Në procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK, nuk ka pasur presione direkte, por forma lobimi dhe mbështetje të hapura për kandidatë të caktuar. Kështu deklaroi kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve dhe Nismat Qytetare.

“Për çështjen e presionit... më shumë është lobim. Disa janë tifozë të qasjes së një prokurori – një ndjek një linjë më represive, një tjetër më liberale. Por të gjithë janë pjesë e SPAK,” u shpreh Bogdani.

Ajo theksoi se roli i KLP në këtë proces është kryesisht formal dhe se institucionet po veprojnë sipas parashikimeve ligjore.

“Jemi në pritje nga Prokuroria e Posaçme të emrit që do të propozohet për drejtuesin e ri. Procesi është drejt përfundimit, por nuk mund të përcaktojmë një afat të saktë,” deklaroi Bogdani.

Kryetarja e KLP bëri të ditur gjithashtu se në mbledhjen e fundit është miratuar procedura me kushtet dhe kriteret formale për drejtuesin e SPAK. Më tej, procesi do të vijojë me verifikimin e dosjeve, analizën e kandidatëve dhe përfundimisht me votimin për emërimin e drejtuesit të ri të institucionit të posaçëm antikorrupsion.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme