Politika 20 October 2025, 14:09 Nga VNA

Rama shpall identitetin digjital: Një vit para BE-së në teknologji, një shekull pas saj në sigurinë e qytetarëve

Ndaje në Whatsapp
Rama shpall identitetin digjital: Një vit para BE-së në

Kryeministri Edi Rama, me entuziazmin që zakonisht e shoqëron çdo “moment historik”, shpalli sot me krenari se Shqipëria do të jetë një vit përpara Bashkimit Europian në zbatimin e identitetit digjital.
Një nismë që, sipas tij, “do t’i vendosë shërbimet publike shqiptare në pararojë të inovacionit rajonal”, ndërsa në fakt ngre pyetjen më themelore të epokës digjitale shqiptare:
çfarë vlere ka një identitet digjital në një vend ku asnjë identitet nuk është më privat?

Në një Shqipëri ku të dhënat personale janë ekspozuar, rrjedhur, dhe shpërndarë si fletëpalosje elektorale, ku çdo qytetar mund të gjendet në ndonjë Excel anonim, projekti i “identitetit digjital” tingëllon më shumë si një kujtesë kolektive për mungesën e privatësisë sesa si një hap drejt së ardhmes.
Ironikisht, Rama e quajti këtë nismë “baza e një kapërcimi të madh”, por në praktikë duket më shumë si ngjitje në majë të piramidës digjitale pa rrjet sigurie poshtë.

Kryeministri theksoi se Shqipëria do të jetë gati në fillim të vitit të ardhshëm, një vit përpara BE-së, e cila planifikon ta bëjë identitetin digjital realitet në vitin 2027.
Po ajo që s’u tha është se BE po e ndërton këtë proces mbi standarde të rrepta sigurie, transparencë dhe kontroll qytetar, ndërsa në Shqipëri asnjë institucion nuk ka dhënë ende llogari për rrjedhjet masive të të dhënave që kanë ndodhur tre vite radhazi.

Në thelb, ajo që u prezantua sot si “epokë e re e inovacionit” mund të përmblidhet me një fjali të thjeshtë:
Shqipëria po hyn në botën e identitetit digjital, por pa identitetin e sigurisë.

Një vit para BE-së — ndoshta, por ende një shekull pas Europës kur bëhet fjalë për mbrojtjen e qytetarit nga vetë shteti.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme