Politika 20 October 2025, 16:13 Nga VNA

Reforma Zgjedhore/ Ish-kryetari i Komisionit të Venezias: "Rregullat e lojës nuk duhet të ndryshohen në bazë të interesave të lojtarëve"

Ndaje në Whatsapp
Reforma Zgjedhore/ Ish-kryetari i Komisionit të Venezias: "Rregullat e

Ish-kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, ka rikujtuar kontributin afatgjatë dhe të pandërprerë të këtij institucioni në proceset zgjedhore në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit demokratik dhe shmangien e ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor.

Gjatë fjalës së tij në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të Komisionit të Venecias, Buquicchio përshëndeti krijimin e komisionit të ri ndërparlamentar për Reformën Zgjedhore por tha se "rregullat e lojës” nuk duhet të ndryshohen sipas interesave të subjekteve politike apo grupeve të caktuara.

“Ligji zgjedhor, kodi elektoral ka qenë objekt bashkëpunimi për më shumë se tre dekada. Është bërë vendimtar në krizën e vitit 1997. Në vitet e ardhshme ne zhvilluam diskutime me palët e ndryshme për të gjetur zgjidhje të përhershme. Që atëherë, ne ndërhymë dhe dhamë mendime për një numër reformash zgjedhore. Nuk duhet të harrojmë, ashtu si për Kushtetutën, kemi të bëjmë me ‘rregullat e lojës’, dhe rregullat e lojës nuk duhet të ndryshohen në bazë të interesave të lojtarëve apo disa prej tyre. Nëse parashikohen ndryshime, ato duhet të përqendrohen në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga organizatat ndërkombëtare. Do të përmendja edhe komisionin e ri ndërparlamentar që do të shqyrtojë këtë temë në bashkëpunim me Komisionin e Venecias, dhe ne jemi në dispozicionin tuaj”, deklaroi Buquicchio.

 


Ai theksoi gjithashtu se stabiliteti institucional dhe transparenca në proceset zgjedhore janë thelbësore për forcimin e demokracisë dhe për rritjen e besimit të qytetarëve tek sistemi politik. Komisioni i Venecias, sipas tij, do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt përmirësimit të standardeve demokratike dhe konsolidimit të institucioneve shtetërore.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme