Politika 19 October 2025, 15:20 Nga VNA

PS kërkon përjashtimin e Gazmend Bardhit për 30 ditë nga Parlamenti

Ndaje në Whatsapp
PS kërkon përjashtimin e Gazmend Bardhit për 30 ditë nga

Të hënën në orën 09:30, Sekretariati i Etikës do të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga 14 deputetë të Partisë Socialiste për përjashtimin për 30 ditë nga punimet parlamentare të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi.

Shumica socialiste argumenton se Bardhi ka shkelur në mënyrë të përsëritur rregulloren e Kuvendit gjatë seancës plenare të së enjtes, duke ndërprerë folësit dhe fyer kryetarin e Kuvendit.

Kjo është hera e dytë që mazhoranca ndërmerr masa disiplinore ndaj Bardhit gjatë kësaj legjislature.

Kujtojmë se në seancën e fundit Bardhi pati përplasjen e radhës me kreun e Kuvendit, Niko Peleshi për mënyrën se si ky i fundit drejtonte seancën. Kreu i grupit parlamentar të PD kërkonte që deputetëve demokratë t’u jepej e drejta që t’i drejtonin pyetje Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda. Por Peleshi nuk ishte dakord, gjë që nervozoi Bardhin dhe iu drejtua me fjalët “je i paaftë”.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme