Politika 4 April 2026, 14:21 Nga VNA

Rama harron kur ishte në opozitë: sot fajëson PD për pengesat drejt BE-së

Ndaje në Whatsapp

Rama harron kur ishte në opozitë: sot fajëson PD për

Nëse ka një aspekt tjetër që i bashkon politikanët e të dy kahëve në Shqipëri, është paradoksi i qëndrimeve që ndryshojnë sipas pozicionit politik, mazhorancë apo opozitë. E njëjta logjikë shihet sot edhe tek kryeministri Edi Rama, i cili mandatin e katërt e fitoi me premtimin se Shqipëria do të hynte në Bashkimin Europian në vitin 2029. Megjithatë, skandalet korruptive në nivele të larta dhe problemet e shumta të qeverisë, që BE i ka shprehur qartë, e kanë detyruar kryeministrin të përfshijë opozitën si fajtor për mosrealizimin e këtij premtimi.

Gjatë takimit të zhvilluar sot në Njësinë 12 në Tiranë me strukturat e Partisë Socialiste, Rama deklaroi se në procesin e integrimit në BE, mazhoranca është “vetëm”, ndërsa opozita punon kundër interesit kombëtar.

“Por na duhet të kuptojmë se jemi vetëm në këtë betejë, kemi më të mëdhenj, jemi shumica por vetëm. Se të tjerët janë kundër nesh dhe janë kaq të verbër saqë ngatërrojnë kundërshtinë me ne me interesin kombëtar dhe të mirën e përbashkët të vendit, e të fëmijëve tanë e të atyre që të shfrytëzojmë këtë moment dhe të hyjmë në BE.”

Kur shikojmë retrospektivën, vihet re paradoksi i madh i qëndrimeve të kryeministrit. Në periudhën 2011–2013, kur Rama dhe partia që ai drejton ishin në opozitë, ndodhi ngërçi i njohur në Këshillin e Qarkut Fier. Zgjedhja e kryetarit të këshillit u kontestua ashpër nga opozita e atëhershme (partia socialiste), duke argumentuar se mazhoranca po dominonte vendimet pa konsultim dhe pa legjitimitet të plotë. Ky shqetësim u vlerësua edhe nga Bashkimi Evropian, i cili u tregua i rezervuar për hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke theksuar nevojën për stabilitet institucional dhe respektim të ligjit në zgjedhjet dhe funksionimin e këshillave vendorë. Ngërçi në Fier i hëngri kohë Shqipërisë për të përshpejtuar përgatitjet për negociatat europiane.

Veprimet kundër “interesit kombëtar” nuk janë të reja për kryeministrin aktual. Për shembull, gjatë kohës kur Shqipëria do të anëtarësohej në NATO, Rama kishte deklaruar se “NATO-ja është natë” dhe kishte paralajmëruar një miting që nuk u mbajt.

Kjo tregon se koha e gjatë në pushtet duket se i ka fshirë kujtesën për veprimet e mëparshme, të cilat shpesh kanë qenë më konkrete se ato të opozitës së sotme.

Sidomos kur fajin mundohet ta gjejë tek opozita më e dobët që ka pasur ndonjëherë përballë, e bën më të besueshëm faktin se problemi qëndron tek supermazhoranca e tij, e cila akuzohet vazhdimisht për korrupsion.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme