Politika 3 April 2026, 12:06 Nga VNA

Kur Elisa Spiropali zbulon krizën e parlamentit…që e drejtoi vetë

Ndaje në Whatsapp

Kur Elisa Spiropali zbulon krizën e parlamentit…që e drejtoi

Elisa Spiropali duket se ka zbuluar së fundmi një problem të madh në politikën shqiptare: krizën e Parlamentit. Në një reagim në Facebook, ish-ministrja e Jashtme është shfaqur e bezdisur nga seanca e fundit parlamentare, ku debati degradoi në fyerje dhe përplasje, madje edhe mes zonjave deputete.

“Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare”, shkruan Spiropali në statusin e saj, duke argumentuar se institucioni që duhet të përfaqësojë qytetarët dhe të kontrollojë qeverinë po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një arenë konfliktesh që nuk prodhojnë politikë.

Sipas saj, problemi nuk është vetë konflikti – i cili ka qenë gjithmonë pjesë e politikës – por fakti që konflikti banal po zëvendëson funksionin e Parlamentit. Ajo paralajmëron se kur Parlamenti nuk arrin të ushtrojë rolin e tij përfaqësues dhe kontrollues, pasoja e parë është rënia e besimit publik dhe dobësimi i vetë Republikës Parlamentare.

Por kjo panoramë e përplasjeve dhe tensioneve në Kuvend nuk është diçka e re. Përkundrazi, është një realitet që ndodh prej kohësh, madje edhe në periudhën kur vetë Spiropali drejtonte Kuvendin dhe nuk i kursente debatet e ashpra me opozitën, veçanërisht me Sali Berishën.

Në këtë kuptim, reagimi i saj duket si një reflektim i vonuar për një krizë që politika shqiptare e ka ndërtuar vetë ndër vite – shpesh edhe me kontributin e atyre që sot shfaqen të shqetësuar për të.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme