Politika 2 April 2026, 22:27 Nga VNA

Kritikë me ledhatime: Braçe pranon se në PS ka imponim, por nuk guxon të thotë kush imponon

Ndaje në Whatsapp

Kritikë me ledhatime: Braçe pranon se në PS ka imponim, por nuk

Në PS nuk ka autoritarizëm, por ka imponim – kështu deklaroi sot Erion Braçe në TCH, pas një serie të gjatë deklaratash ku foli për problemet e PS dhe ambicien e tij për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës.

As mish as peshk, edhe jemi mirë por dhe kemi probleme, socialisti i vjetër nuk arriti dot të artikulonte qartë problemet e vërteta me të cilat përballet PS. Pakënaqësitë e Erion Braçes, të artikuluara në mënyrë sipërfaqësore, nuk arritën dot t’i shkonin në thelb problemit: autoritarizmit të Edi Ramës dhe mënyrës si e drejton ai PS. Këtë deputeti i PS nuk e tha në asnjë moment qartësisht.

Se i druhet Ramës, se i duhet Rama për kandidimin, kjo mbetet për t’u parë. Por një figurë e vjetër në një parti politike si PS ndoshta duhet të artikulohet qartë dhe të mos fshihet pas fjalisë: “mendoj se brenda PS ka liri”.

Nëse ka liri, atëherë Erion Braçe nuk ka pse të shkojë të qajë hallet e partisë te Grida, por të gjejë një mënyrë brenda partisë.

Përndryshe këto kritika konstruktive për një parti që ka veç një emër, atë të Edi Ramës, janë tym për të bërë diferencën mes atyre që i binden Ramës në mënyrë të heshtur dhe atyre që i binden duke dhënë ndonjë intervistë. Dhe Erion Braçe i përket kategorisë së fundit.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme