Politika 3 April 2026, 14:27 Nga VNA

“Seancë e re, avaz i vjetër”: PD dhe PS kërkojnë masa disiplinore pas përplasjeve në Parlament

Ndaje në Whatsapp

“Seancë e re, avaz i vjetër”: PD dhe PS kërkojnë

PD dhe PS kanë vijuar me avazin e radhës, duke kërkuar përjashtime për deputetët që u përplasën në seancën e fundit parlamentare.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kërkesë zyrtare për përjashtimin për 60 ditë nga aktiviteti parlamentar të deputetit të PS-së, Taulant Balla. Në dokumentin e dorëzuar pranë Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, demokratët argumentojnë se Balla ka përdorur në mënyrë të përsëritur gjuhë fyese dhe kërcënuese, sidomos ndaj deputeteve gra të grupit të tyre.

Sipas kërkesës, incidenti më i fundit ka ndodhur gjatë seancës plenare të një dite më parë, ku deputetja Elda Hoti është përballur me fyerje dhe kërcënime nga Balla, në momentin që kërkonte të merrte fjalën. Demokratët theksojnë se reagimi në sallë ishte i menjëhershëm, duke shtuar edhe kërkesën për masë disiplinore nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

Në dokument përmenden edhe raste të tjera të përdorimit të gjuhës jo parlamentare, përfshirë ndaj deputetëve Fatmir Mediu dhe Albana Vokshi. Sipas PD-së, sjellja e Ballës është e përsëritur dhe e papranueshme, duke përfunduar me fjalët “ik pirdhu” drejtuar deputetit Mediu.

Ndërkohë, Partia Socialiste ka dorëzuar kërkesa për masa disiplinore ndaj deputetëve të opozitës, Flamur Noka, Elda Hoti dhe Albana Vokshi. Për Nokën kërkohet përjashtim 60-ditor nga Kuvendi, ndërsa për Hotin dhe Vokshin, përjashtim për 30 ditë secila.

Tensionet u rritën dje gjatë një momenti pushimi, kur deputeti i PD-së, Flamur Noka, u përplas verbalisht me kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla. Gjatë debatit, Noka mësohet të ketë thënë: “Do të të rrjep si kec. Je ai që kërcënon dhe shantazhon deputetë e opozitës. Do të të bëj atë që as nuk të shkon në mendje.”

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme