Politika 3 April 2026, 15:19 Nga VNA

Pas ambicies serioze për Tiranën, KQZ i jep Braçes shifrat e krenarisë elektorale ndër vite

Ndaje në Whatsapp

Pas ambicies serioze për Tiranën, KQZ i jep Braçes shifrat e

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur zyrtarisht kërkesës së deputetit Erion Braçe, duke dokumentuar historikun e tij elektoral në të gjitha proceset votuese për Kuvendin e Shqipërisë që prej vitit 1996. Dokumenti zyrtar të siguruar nga VNA, i nënshkruar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, paraqet një panoramë të mbështetjes popullore për Braçen, ku spikasin shifrat e larta që ai ka siguruar në dekada.

KQZ nuk shpërndan informacion zyrtar mbi dy betejat e para elektorale të Braces, 96 dhe 97, sepse nuk ekzistonte si institucion, por jep të dhëna të plota se sa vota ka fituar deputeti kur ka kandiduar drejtpërdrejtë, ose sa ka marrë PS në zonat ku Brace ka pasur përgjegjësi.

Viti 2001: 59,08 %
Viti 2005: 40,07 %
Viti 2009: 48.3 %
Viti 2013: 45 %
Viti 2017: 57.2 %
Viti 2021: 52,8 % (15 622 vota personale)

Brace e kërkoi këtë informacion zyrtar në KQZ, pa bërë ende publik ambicien e tij për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës vitin tjetër, ndërkohë që PS ka planifikuar Ogerta Manastirliun (të paktën sipas fjalës së fundit të thënë në publik nga Rama).

Pas ambicies serioze për Tiranën, KQZ i jep Braçes shifrat e

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme