Politika 3 April 2026, 13:10 Nga VNA

Denoncimi i Berishës: Ergys Agasin e kanë rrahur keq, është dërguar në një spital privat

Ndaje në Whatsapp

Denoncimi i Berishës: Ergys Agasin e kanë rrahur keq, është

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se dy javë më parë, Ergys Agasi është dhunuar, madje siç e përshkruan ai “e kanë shtruar në dru”.

“Dy javë Ergys Agasin e kanë rrahuar shumë keq, e kanë shtruar në dru. Sipas qytetarit dixhital është dërguar në një spital privat. Por duhet të dijë një gjë Erygs Agasi, se mbrohet nga shteti. Nuk ekziston mandat ndërkombëtar arresti për Ergys Agasin. Kurse mandati në Shqipëri është i pavlerë, sepse atë policia nuk e arreston. Ai ka hequr ministra”, tha ai.

Vlen të theksohet se Berisha e bazoi denoncimin e tij si informacion i ardhur nga “qytetari digjital”, që shpesh kryedemokrati e përdor për të deklaruar gjysmë të vërteta.

Kujtojmë se Ergys Agasi është një një personazh kontrovers që bashkë me biznesmenin Ermal Beqiraj krijuan një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderave të AKSHI-it, duke përdorur dhunë dhe pengmarrje. Agasi dhe Beqiraj janë shpallur në kërkim.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme