Politika 25 August 2025, 08:40 Nga VNA

Ilirjan Celibashi dhe shkelja skandaloze e kompetencave në mandatimin e deputetëve/ Si u shkel ligji dhe u rrëmbyen kompetencat e Kuvendit

Ndaje në Whatsapp
Ilirjan Celibashi dhe shkelja skandaloze e kompetencave në mandatimin e

Jo vetëm me listën e “Nisma Shqipëria Bëhet” por edhe me atë të PSD dhe të PS, Komisioneri Ilirjan Celibashi ka marrë kompetenca që nuk i takojnë.
Kodi Zgjedhor, Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit e kanë të qartë procedurën e mandatimit të deputetëve të dalë nga listat shumëemërore. Kjo listë është e fiksuar në momentin që miratohet dhe printohet në fletën e votimit dhe nuk ndryshon. Rradha e zëvendësimit, dorëheqjet dhe refuzimi i mandateve janë procedura që zhvillohen vetëm në Kuvend.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve është diplomuar si jurist në vitin 1991 dhe kaq gjë duhet ta dijë ta lexojë edhe vetë, pa këshilltarë. Në çdo rast, kjo gjë i është kujtuar dhe bërë e qartë nga stafi i KQZ. Por përgjigja që kanë marrë ka qenë: “kush pyet për ligjin.” Në administratën shtetërore ekziston një parim që shkelet rrallë: “nuk ushtroj funksione që nuk janë kompetenca ime.”

Ka shumë pak motive përse një zyrtar i lartë i shtetit “vjedh” kompetenca që nuk i takojnë. Pse Celibashi nuk pyet për ligjin në formën e zgjedhur prej tij? Dorëheqjet mund të ndodhnin në Kuvend, ashtu siç e parashikon ligji. Vullneti i partive ose liderëve politikë do të zbatohej njësoj, por sipas procedurës ligjore.

Çfarë nderi ka bërë Celibashi kur “nuk pyeti” për ligjin dhe i ndau vetë mandatet siç ai e di? Pse i duhej të ndryshonte listën duke deklaruar në tejkalim të kompetencave se cilëve u takonin mandatet? Nëse nuk është bërë për një hall personal, a kanë çmim “nderet” që ka bërë Celibashi duke ushtruar kompetenca që i takojnë Kuvendit?

Po rrëmuja që ka shkaktuar me papërgjegjshmëri, për cilin çmim është marrë përsipër prej tij? Të gjitha këto pikëpyetje kanë vetëm një përgjigje: në shkelje të ligjit askush në administratën shtetërore nuk mund të jetë i qetë. Vetëm nëse është i sigurt se pas saj ekziston një marrëveshje politike. Por edhe nëse është e tillë, koha ka treguar se viktima të këtyre marrëveshjeve përfundojnë edhe ata që mendojnë se janë të paprekshëm.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme