Politika 24 August 2025, 17:39 Nga VNA

Kur Celibashi ‘u bë i drejtë’ vetëm pasi e rrëzoi KAS-i: Adriatik Lapaj sot mbron atë që vetë e hodhi poshtë

Ndaje në Whatsapp
Kur Celibashi ‘u bë i drejtë’ vetëm pasi e

Adriatik Lapaj ka ndryshuar prap mendje me ankimin në Kolegjin Zgjedhor.

Tani që KAS nuk i dha mandatin atij siç kish kërkuar, kur Celibashi ja dha mandatin një zonje tjetër, Lapaj nuk kërkon më që të bëhet ai deputet.

Për habinë e të gjithëve, Adriatik Lapaj në Kolegj ka kërkuar që të lihet në fuqi vendimi i Ilirjan Celibashit, të cilin KAS e rrëzoi kur Lapaj e ankimoi.
Tani Adriatik Lapaj kërkon që deputete të bëhet Kleana Xhuveli, e renditur e katërta në listën e mbyllur për qarkun e Tiranës.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, pas ankimit të Adriatik Lapajt, nxori një vendim ku nuk u mor fare me hallet e fisit të Lapajt dhe Shabanit.
KAS, në vendimmarrjen e vet, sqaron të gjithë marrëdhënien ligjore mes:
• deputetit të zgjedhur dhe votuesve,
• mes deputetit e partive politike, dhe
• mes deputetit dhe KQZ-së e Parlamentit.

KAS, me vendimin e vet, liston disa arsye pse lista e kandidatëve për deputet nuk mund të ndryshojë pas miratimit të saj nga KQZ dhe ajo mbetet me radhitjen e printuar në fletën e votimit.

E para, sipas KAS: “Patundshmëria e listës së kandidatëve i shërben të drejtës së zgjedhësve për të njohur ofertën politike të pjesëmarrësve në garë dhe për të pasur siguri që kjo ofertë nuk ndryshon për shkaqe të pavarura nga zgjedhësit.”
Siç mund të jenë, për shembull, hallet e fiseve të telenovelës Lapaj–Shabani.

E dyta, sipas KAS: “Patundshmëria e listës synon të mbrojë interesat e kandidatëve nga diktati i partive politike që i mbështesin.”
Siç mund të jetë, për shembull, pazari i prishur i aleatëve Lapaj–Shabani.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve argumenton se KQZ nuk ka asnjë të drejtë as të pranojë dorëheqje nga kandidimi, as dorëheqje nga mandati, duke saktësuar kështu se Kodi Zgjedhor parashikon që një deputet mund të japë dorëheqjen vetëm përpara Kuvendit. Dhe Kolegji, nëse e kundërshton këtë, duhet të citojë dispozitën që i jep të drejtë Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve të ndryshojë radhitjen e listës.

KAS argumenton se:
“Ky formulim drastik i dispozitës është bërë pikërisht për të mbrojtur kandidimin dhe zgjedhjet nga taktikat elektorale manipulative.”
Duket se dispozita është shkruar fiks për hileqarin Lapaj.

KAS, pas ankimit të Lapajt, kur ky po kërkonte që mandati t’i kalonte atij, argumentoi se mandati i deputetit i takonte Ana Dajkos, kandidates së renditur e para në listën e mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe, në çdo rast pas saj, mandati i takonte një femre në respektim të rregullit që mbron kuotën gjinore.

Pasi ka kuptuar këtë, Adriatik Lapaj ka ndryshuar mendje dhe tani beson se i leverdis më shumë vendimi i Celibashit, të cilin e ankimoi vetë në KAS.
Kolegji Zgjedhor, nëse nuk i qëndron arsyetimit parimor dhe kushtetues të KAS, mbetet që ta arsyetojë vendimmarrjen e vet me pazaret e pushimeve të verës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme