Rajoni 21 July 2025, 20:13 Nga VNA

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut, prodhim serb

Ndaje në Whatsapp
Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të

Policia e Kosovës tha se gjatë një kontrolli të kryer më 21 korrik gjeti dy raketahedhës krahu në një kompleks të pabanuar banesor në Mitrovicë të Veriut.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë edhe njësinë e specializuar për trajtimin e mjeteve shpërthyese. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy armë të llojit zolla raketahedhës krahu], prodhim serb”, u tha në njoftimin e Policisë.

Sipas saj, armët janë sekuestruar dhe më pas Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lidhur me këtë rast reagoi edhe ministri në detyrë për Punë të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ai fajësoi Serbinë se përveç se nuk distancohet nga këto armë të prodhimit serb “dhe veprimet në veri të vendit”, por “për vite me radhë i ka stimuluar, organizuar dhe furnizuar grupet terroriste dhe bandat kriminale, me të vetmin qëllim: cenimin e integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

Sveçla shtoi se pavarësisht shteti është i vendosur të çmontojë çdo prani kriminale apo potencialisht terroriste në Kosovë.

“Çdo ditë e më shumë po e kthejmë rendin në atë pjesë të territorit dhe, bashkë me të, edhe investimet dhe zhvillimin për të gjithë qytetarët, pa dallim”, shkroi ai në Facebook.

Autoritetet kosovare kanë gjetur armë të llojeve të ndryshme kohë pas kohe në pjesë të ndryshme të Kosovës, kryesisht në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe.

Në maj, autoritetet thanë se kishin gjetur një punishte të armëve në Mitrovicën e Veriut dhe gjatë aksionit u raportua se u sekuestruan sasi armatimi dhe pjesë të ndryshme të armëve./ REL

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme