Rajoni 16 July 2025, 21:06 Nga VNA

Kërcënohet sërish me jetë presidentja, Vjosa Osmani: Do të të vras ty dhe familjen tënde

Ndaje në Whatsapp
Kërcënohet sërish me jetë presidentja, Vjosa Osmani: Do

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është kërcënuar sërish me jetë. Burime të Klankosova.tv brenda policisë kanë bërë të ditur se kërcënimi i bërë ndaj të pares së shtetit është bërë përmes një emaili në gjuhen angleze.

“Kërcënimi i bërë në një zinxhir emailash, ndër të tjera përfshin kërcënim të drejtpërdrejtë me jetë ndaj Presidentes dhe familjes së saj dhe në të cilin në anglisht, shkruan: “I’ll come and shoot you… and your family too…”, që do të thotë “do të vij të të vras ty… e po ashtu familjen tënde”. Deri në këto momente nuk kemi informacione se a janë ndërmarrë hapa nga institucionet përkatëse”, – tha ky burim për Klankosova.tv.

E para e shtetit është kërcënuar disa herë me jetë, por që deri më tani nuk ka pasur të arrestuar. Kërcënimin që i është bërë Osmanit e ka konfirmuar edhe Këshilltari për Media i Presidencës, Bekim Kupina.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme