Rajoni 30 June 2025, 16:06 Nga VNA

Osmani thërret krerët politikë: “Kuvendi në ngërç, afati i Kushtetueses po skadon!”

Ndaje në Whatsapp
Osmani thërret krerët politikë: “Kuvendi në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të thërrasë në takime udhëheqësit e partive politike në ditët në vijim për të diskutuar ngërçin institucional që ka përfshirë Kuvendin e Kosovës dhe përpjekjet për ta konstituuar atë, në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Lajmin e bëri të ditur këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, i cili theksoi se Osmani pret që partitë politike të përfaqësuara në Kuvend të respektojnë vendimin e Kushtetueses dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda afatit të përcaktuar prej 30 ditësh.

“Presidentja pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar Gjykata”, u shpreh Kupina.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, me aktgjykimin e publikuar më 26 qershor, ka urdhëruar që Kuvendi i ri, i dalë nga zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në shkurt, të konstituohet brenda një muaji, duke i obliguar të gjitha subjektet politike dhe deputetët që të veprojnë në përputhje me këtë vendim.

Megjithatë, interpretimet e këtij aktgjykimi kanë sjellë përplasje të reja mes partive politike. Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul se vendimi i Kushtetueses lejon votimin e fshehtë për kryetarin e Kuvendit, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (bashkë me partnerët e tyre opozitarë) argumentojnë të kundërtën, duke refuzuar kësisoj të marrin pjesë në krijimin e komisionit që mbikëqyr votimin e fshehtë.

“Nëse paraqitet nevoja, presidentja mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë,” shtoi këshilltari i saj, duke lënë të hapur mundësinë e një ndërhyrjeje të dytë ligjore nëse bllokada politike vazhdon.

Presidentja Osmani ka qenë e hapur ndaj zgjidhjeve institucionale edhe më herët, duke shprehur gatishmërinë për t’iu drejtuar Kushtetueses që pas takimit konsultativ me liderët politikë më 15 maj.

Ndërkohë, të shtunën që lamë pas, për të 39-tën herë me radhë, Kuvendi nuk arriti të konstituohej. Prej 1 majit, kur kryesuesi i seancës, Avni Dehari nga LVV, propozoi që për zgjedhjen e kryeparlamentarit të votohet në mënyrë të fshehtë, partitë opozitare PDK, LDK, AAK-Nisma dhe Lista Serbe kanë refuzuar të propozojnë përfaqësues për komisionin e votimit.

Ky ngërç institucional po thellohet, duke e vendosur jo vetëm funksionimin e Kuvendit por edhe legjitimitetin demokratik të institucioneve në një situatë të pasigurtë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme