Rajoni 26 June 2025, 19:57 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese në Kosovë merr vendim: Për 30 ditë duhet të përfundojë seanca konstituive e Kuvendit

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Kushtetuese në Kosovë merr vendim: Për 30 ditë duhet

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit duhet të përmbyllet brenda një afati 30-ditor, duke theksuar se ky është një detyrim kushtetues.

Në vendimin e publikuar lidhur me kërkesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për çështjen e ndryshimit të mënyrës së votimit për kryetarin e Kuvendit, nga votim i hapur në votim të fshehtë, Kushtetuesja ka konstatuar gjithashtu se seanca e nisur më 15 prill dhe vazhdimet e saj deri më tani nuk janë zhvilluar në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Gjykata thekson se afati 30-ditor nis nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve zgjedhore dhe duhet të respektohet plotësisht nga institucionet përgjegjëse.

Ky vendim pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në dinamiken politike në vend, duke rritur presionin për përmbylljen e procesit konstituiv dhe zgjedhjen e kryesisë së re të Kuvendit.

Në këtë aktgjykim, Gjykata ka vendosur njëzëri si vijon:

– Kërkesa është shpallur e pranueshme;

– Seanca konstituive e Kuvendit e nisur më 15 prill 2025 nuk ka përfunduar, për shkak të moszgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve, duke mos përmbushur kështu kërkesat kushtetuese të nenit 66 të Kushtetutës;

– Deputetët e zgjedhur janë të obliguar që brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi, të përfundojnë seancën konstituive përmes zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit;

– Kërkesa për masë të përkohshme është refuzuar;

Gjykata vlerësoi se Kuvendi nuk është konstituuar sipas Kushtetutës, pasi procesi i filluar më 15 prill nuk ka përfunduar me zgjedhjen e organeve drejtuese. Kjo, sipas saj, e bën të pavlefshme çdo veprim tjetër që pretendon të ketë marrë legjitimitet nga një seancë që nuk ka përmbushur elementet themelore të konstituimit, shkruan Telegrafi.

Gjykata theksoi se Seanca Konstituive është një akt kushtetues, i cili mund të quhet i përfunduar vetëm pas zgjedhjes së Kryesisë, përkatësisht Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Për më tepër, ajo rikujtoi se Kushtetuta parasheh që ky proces duhet të përmbyllet brenda 30 ditësh nga shpallja e rezultateve të zgjedhjeve.

Në këtë aktgjykim, Gjykata e Kushtetuese gjithashtu thekson rëndësinë e bashkëpunimit në mirëbesim ndërmjet deputetëve dhe grupeve parlamentare për të siguruar funksionalitet institucional. E drejta për të propozuar Kryetarin, që i takon grupit më të madh parlamentar, vjen me detyrimin për të kërkuar konsensus dhe kompromis, dhe nuk mund të përdoret si instrument për bllokim institucional.

Gjykata Kushtetuese bëri të ditur se për shkak të mungesës së konstituimit të plotë, Kuvendi nuk ka pasur kapacitet juridik për të marrë vendime siç është ai për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë.

Ajo vlerësoi gjithashtu se të gjitha “seancat” e zhvilluara deri më tani, përfshirë dhënien e betimit dhe përpjekjet për verifikim të kuorumit, nuk përbëjnë një konstituim të plotë.

Në përfundim, Gjykata konstaton se është detyrë kushtetuese e të gjithë deputetëve të zgjedhur që të mundësojnë konstituimin e Kuvendit në përputhje me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit dhe praktikat parlamentare.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ky aktgjykim hyn në fuqi menjëherë.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme