Rajoni 15 July 2025, 14:49 Nga VNA

Pas reagimit të Grenell, Osmani tërhiqet nga deklarata për Trump: Serbia, dorë e zgjatur e Rusisë

Ndaje në Whatsapp
Pas reagimit të Grenell, Osmani tërhiqet nga deklarata për Trump:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka akuzuar Serbinë se vepron si instrument i Rusisë në përpjekjet për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar sjelljen e saj si agresion të mirëfilltë dhe jo thjesht “tensione” mes dy vendeve.

“Unë nuk do t’i quaja tensione mes Kosovës dhe Serbisë, sepse ne përpiqemi të mos biem në kurthin e barazimit të të dyja palëve. Ne nuk duhet t’i fusim kurrë në të njëjtin thes agresorin dhe viktimën,” deklaroi Osmani pas takimit me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkeviç.

Sipas saj, Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën, përfshirë përmes akteve të agresionit.

“Ajo çfarë kemi bërë gjithmonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, është ta mbrojmë pavarësinë tonë, ta mbrojmë integritetin tonë territorial, ta mbrojmë paqen dhe lirinë, që janë fituar me shumë sakrificë,” shtoi presidentja.

Megjithatë, në këtë dalje të fundit publike, Osmani nuk e përsëriti deklaratën e saj të mëhershme nga Washingtoni, ku pati thënë se presidenti amerikan Donald Trump kishte ndërhyrë “shumë vonë” për të parandaluar një përshkallëzim të madh tensioni mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo deklaratë u bë shkak për reagime të ashpra në SHBA. Ish-i dërguari i posaçëm i Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e kritikoi hapur Osmanin, duke e akuzuar se kishte keqinterpretuar apo tjetërsuar fjalët e ish-presidentit amerikan. Grenell këmbënguli se nuk kishte pasur asnjë lloj ndërhyrjeje të tillë nga Trump “në ndonjë moment të fundit,” duke e cilësuar pretendimin e Osmanit si të pabazuar.

Pas këtyre polemikave, presidentja e Kosovës ka zgjedhur të mos komentojë më për rolin e Trump, duke u përqendruar në mesazhin se Serbia është “dorë e zgjatur e Kremlinit” në rajon dhe se Kosova po vepron vetëm në vetëmbrojtje.

Vizita e Osmanit në Letoni vjen në një kohë kur shtetet baltike po kërkojnë koordinim më të ngushtë me vendet e Ballkanit përballë rrezikut të ndikimit rus.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme