Rajoni 21 July 2025, 16:36 Nga VNA

Kurti: “Gati për bashkëqeverisje me Limajn, në pritje të marrëveshjes për zhbllokimin e Kuvendit!”

Ndaje në Whatsapp
Kurti: “Gati për bashkëqeverisje me Limajn, në pritje

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar gjatë një konference për media se partia e tij është e gatshme të bashkëqeverisë me Nismën Socialdemokrate të udhëhequr nga Fatmir Limaj. Ai bëri të ditur se ndaj kësaj partie është bërë një ofertë konkrete, me synimin për të përmbyllur sa më shpejt procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re.

“Me Limajn kemi zhvilluar një takim pardje. LVV-ja dhe unë kemi shprehur interesimin dhe gatishmërinë për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate dhe në përputhje me këtë unë kam bërë edhe një ofertë konkrete që gjithçka të përmbyllet sa më shpejt e mirë, ta kemi konstitutim të Kuvendit dhe Qeverinë”, tha Kurti.

Ai shtoi se nuk mund të japë më shumë hollësi, pasi marrëveshja ende nuk është finalizuar. “Nevojitet të vazhdojnë bisedimet dhe vullneti politik”, theksoi Kurti, duke nënvizuar se institucionet e reja duhet të krijohen pa vonesa të mëtejshme.

Kurti, lider i partisë që doli fituese nga zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në muajin shkurt, u shpreh se shpreson që marrëveshja me partinë e Limajt të arrihet gjatë kësaj jave. “Këtë fundjavë do ta kemi lajmin për marrëveshjen e arritur ose mungesën e saj”, tha ai.

Në ndërkohë, më 21 korrik, për të 50-tën herë, Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituohet. Ngërçi institucional vjen si pasojë e kundërshtimit të partive opozitare për ndryshimin e mënyrës së votimit të kryetarit të Kuvendit nga votim i hapur në votim të mbyllur.

Takimi i fundit mes Kurtit dhe Limajt, i zhvilluar gjatë fundjavës, synonte të gjente një zgjidhje për këtë bllokadë. Nga radhët e Nismës Socialdemokrate është artikuluar qëndrimi se Fatmir Limaj duhet të zgjidhet kryetar i Kuvendit, në këmbim të mbështetjes për formimin e qeverisë së re të udhëhequr nga LVV.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e kanë refuzuar kandidaturën e Albulena Haxhiut, të propozuar nga LVV për kryeparlamentare, duke e cilësuar atë si një figurë përçarëse. Po ashtu, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se nuk do të votojë asnjë kandidat të propozuar nga LVV për këtë post.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që Kuvendi duhet të konstituohet deri më 26 korrik. Kurti komentoi këtë afat duke deklaruar: “Është detyrim i të gjithë deputetëve që Kuvendi të konstituohet”. Ai shtoi se nuk di se çfarë pasojash mund të sjellë tejkalimi i këtij afati, pasi një skenar i tillë nuk është parashikuar në vendimin e Kushtetueses.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme