Kronika 18 September 2024, 09:33 Nga VNA

Platforma e komunikimit të kriptuar “Ghost” zbërthehet nga autoritetet, qindra arrestime globalisht

Ndaje në Whatsapp
Platforma e komunikimit të kriptuar “Ghost” zbërthehet nga

Në një operacion të madh ndërkombëtar, qindra persona janë arrestuar nga autoritetet e zbatimit të ligjit, të cilët kanë zbërthyer platformën e komunikimit të kriptuar “Ghost”. Kjo platformë, e përdorur kryesisht për veprimtari kriminale, u krijua nëntë vite më parë dhe ishte e aksesueshme vetëm përmes telefonave inteligjentë të modifikuar, që shiteshin për rreth 1,590 dollarë amerikanë.

Operacioni është shtrirë në disa vende, përfshirë Italinë, Irlandën, Suedinë, Kanadanë dhe Australinë. Midis të arrestuarve është edhe 32-vjeçari, pronari i aplikacionit “Ghost”, i cili dyshohet se ka qenë në qendër të organizimit të aktiviteteve të krimit të organizuar, si trafikimi i drogës, vrasje me pagesë dhe pastrim parash.

Aksioni i policisë, i koordinuar nga Europol dhe policia franceze, filloi pasi autoritetet gjurmuan vendndodhjen e krijuesit të aplikacionit në Australi. Policia franceze, në bashkëpunim me forcat lokale australiane, arriti të shënjestronte dhe të neutralizonte platformën.

“Ky është operacioni më i sofistikuar deri më sot kundër organizatave kriminale me rrezik të lartë që veprojnë në të katër anët e botës”, tha Europol në një deklaratë, duke paralajmëruar që një konferencë shtypi do të mbahet të mërkurën, më 18 shtator 2024, për të zbuluar detaje të mëtejshme mbi operacionin.

Platforma “Ghost”, e krahasuar me një lloj “WhatsApp” për kriminelët, është përdorur për vite me radhë për të koordinuar aktivitete të paligjshme, duke përfshirë trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe krimet e dhunshme.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme