Bota 29 January 2025, 16:21 Nga VNA

Përpjekjet e Presidentit Trump për të hequr të drejtën e  shtetësisë përmes lindjes

Ndaje në Whatsapp
Përpjekjet e Presidentit Trump për të hequr të drejtën

Urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump për t'i dhënë fund të drejtës së shtetësisë përmes lindjes në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar një debat ligjor dhe politik rreth kompetencave të pushtetit ekzekutiv dhe Amendamentit të 14-të të Kushtetutës amerikane, i cili garanton shtetësinë për këdo që lind në tokën amerikane. Ky rregull ka qenë shumë i rëndësishëm për të drejtat civile që nga ratifikimi i tij në vitin 1868. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara, e hartuar në fund të shekullit të 18-të, ia la Kongresit pjesën më të madhe të vendimmarrjes për çështjen e imigracionit dhe shtetësisë. Por Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që i jep fund të drejtës automatike të shtetësisë për ata që lindin në Shtetet e Bashkuara. “Ne jemi i vetmi vend në botë që ofrojmë këtë të drejtë në lindje. Kjo është absolutisht qesharake. Ne mendojmë se kemi baza shumë të mira dhe disa njerëz kanë dashur ta bëjnë këtë për dekada”, tha ai. Kritikët e urdhrit ekzekutiv të Presidentit Trump thonë se Amendamenti i 14-të është një gurthemel i të drejtave civile dhe nuk mund të ndryshohet nga një President i Shteteve të Bashkuara. "Fillimisht, synimi i amendamentit ishte që skllevërit afrikano-amerikanë të merrnin shtetësinë dhe më pas kjo e drejtë u çimentua me një vendim të Gjykatës së Lartë. Amendamentet e Kushtetutës dhe të drejtat kushtetuese nuk mund të hiqen nga një president. Ato mund të hiqen vetëm nga Kongresi dhe për këtë arsye urdhri ekzekutiv është i paligjshëm”, thotë Tuyet Duong nga Forumi Kombëtar i Grave Amerikane të Azi-Paqësorit. Megjithatë, mbështetësit e urdhrit ekzekutiv argumentojnë se është e nevojshme të rivendoset drejtësia në sistemin e imigracionit. "Presidenti Trump e ka bërë të qartë se rivendosja e drejtësisë në sistemin tonë të imigracionit dhe mbrojtja e qëllimit të vërtetë të Amendamentit të 14-të janë thelbësore për vizionin e tij për ta bërë Amerikën sërish madhështore. Urdhri i tij ekzekutiv historik për t'i dhënë fund të drejtës së shtetësisë përmes lindjes, përbën një hap kritik përpara", thotë ligjvënësi republikan nga Teksasi Brian Babin. Urdhri ekzekutiv përballet me sfida të mëdha ligjore, përfshirë shumë padi për bllokimin e tij. Prokurorët e përgjithshëm demokratë nga 22 shtete kanë ngritur një padi duke argumentuar se urdhri shkel Amendamentin e 14-të të kushtetutës amerikane. “Gjykata e Lartë e rikonfirmoi atë në një rast që përfshinte një grup të madh emigrantësh kinezë, duke pohuar se Amendamenti i 14-të vlente edhe për këta njerëz dhe ata më pas ishin në gjendje të merrnin shtetësinë”, thotë Tuyet Duong nga Forumi Kombëtar i Grave Amerikane të Azi-Paqësorit. Një gjykatës federal në Siatëll e ka bllokuar përkohësisht zbatimin e urdhrit të Presidentit Trump për shtetësinë përmes lindjes. Nëse çështja arrin në Gjykatën e Lartë, vendimi i saj mund të krijojë bazën ligjore në vend për çështjen e shtetësisë. Nëse urdhri lejohet të hyjë në fuqi, të sapolindurit dhe ata që nuk kanë marrë çertifikatat e lindjes dhe numrat e sigurimeve shoqërore do të ndikoheshin menjëherë nga zbatimi i tij.

ZeriAmerikës

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme