Bota 29 Janar 2025, 12:45 Nga VNA

Putin i gatshëm për bisedime për paqe, por jo me Zelenskyy-n

Ndaje në Whatsapp
Putin i gatshëm për bisedime për paqe, por jo me Zelenskyy-n

Presidenti rus, Vladimir Putin, edhe një herë ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta të paqes me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, të cilin e quajti “jolegjitim”. Ko deklaratë nxiti udhëheqësin ukrainas që ta akuzjë Putinin se ka “frikë” që të negociojë një zgjidhje për luftën pothuajse 3-vjeçare.

“Mund të negocioni me këto, por për shkak të jolegjitimitetit të tij, ai [Zelenskyy] nuk ka të drejtë që të nënshkruajë asgjë”, tha Putin për televizionin shtetëror rus, Rossiya 1TV, mbrëmjen e 28 janarit.

Ai shtoi se do të “caktojë njerëz që të marrin pjesë” në negociata nëse Zelenskyy do të ishte prezent, në vend të mbajtjes së bisedime kokë më kokë. Putin disa herë ka deklaruar se ai nuk e konsideron Zelenskyyy-n si udhëheqës legjitim, pasi që mandati pesëvjeçar presidencial i tij është dashur të përfundojë më 20 maj të vitit 2024.

Zgjedhjet do të duhej të mbaheshin më 31 mars të vitit të kaluar, por u shtyn pasi shteti ende ka në fuqi gjendjen e luftës, për shkak të pushtimit të nisur nga Moska.

Zelenskyy, i cili sipas Kushtetutës duhet të vazhdojë të shërbejë derisa të zgjidhet një president i ri, iu përgjigj pretendimit të Putinit, duke thënë se udhëheqësi rus është pengesa për bisedimet për dhënien fund të luftimeve.

“Sot, Putini edhe një herë e konfirmoi se ai ka frikë nga negociatat, frikë nga udhëheqësit e fuqishëm dhe bën gjithçka që mundet për ta prolonguar luftën”, shkroi Zelenskyy në rrjetet sociale.

“Tani, ne shohim se ka mundësi për arritjen e një paqeje të vërtetë, por Putini po bën gjithçka që të vazhdojë vrasjen në shkallë të plotë në vend të paqes, apo për një pauzë që të përgatitet për një pushtim të ri në shkallë të gjerë, duke kryer sulme hibride”.

Ukraina ka shpallur gjendje lufte që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022 dhe i duhet që të ndryshojë ligjin në mënyrë që të mbajë zgjedhje në kohën kur gjendja e luftës është në fuqi.

Zelenskyy po kërkon nga Shtetet e Bashkuara që t’i bëjnë presion Moskës për t’i dhënë fund luftës, në mes të intensifikimit të raportimeve për negociata në prapaskenë për zgjidhjen e konfliktit, pasi Donald Trump mori detyrën e presidentit.

Që kur u inaugurua më 20 janar, Trump ka kërcënuar me vendosjen e taksave dhe sanksioneve ndaj mallrave që shkojnë nga Rusia në SHBA dhe në shtete të tjera, nëse Moska nuk ulet në tavolinën e negociatave.

“Nëse nuk arrini marrëveshje shpejt, nuk do të kem zgjidhje tjetër përpos që të vendosë tarifa të larta dhe sanksione ndaj çdo gjëje që Rusia shet në SHBA dhe në disa shtete të tjera”, shkroi Trump më 22 janar në Truth Social.

Këto kërcime duket se bien ndesh me lëvdatat që Trump i ka bërë në të kaluarën Putinin, me kritikat e ndihmës së SHBA-së për Ukrainën dhe dëshirës së tij për një përfundim të shpejtë të luftimeve, që nxiti shqetësime në mesin e mbështetësve të Ukrainës se ai do të mund të sakrifikonte interesat e Kievit në emër të një marrëveshjeje dhe kështu të forconte Rusinë.

Kremlini i është përgjigjur deklaratave të ashpra të Trumpit, duke thënë se në to “nuk ka ndonjë element të ri”.

Ukraina është duke humbur terren në fushëbetejë tash e pothuajse një vit, teksa ushtria më e madhe dhe e armatosur më mirë e Rusisë po vazhdon të thyejë mbrojtjet ukrainase dhe të shkaktojë viktima.

Një nga problemet më të mëdha të Kievit është sfida për të rekrutuar ushtarë të mjaftueshëm për të mbushur radhët. Zelenskyy i ka rezistuar thirrjes për uljen e moshës së rekrutimit, në 18 vjeç, duke thënë se një gjë e tillë do të shkatërronte demografinë e shtetit./ REL

Video

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në një bar në Crans-Montana, vendpushimi i njohur i skijimit në Zvicër, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 10 personave dhe plagosjen e rëndë të dhjetëra të tjerëve. Sipas Sky News, që citon burime nga policia lokale në kantonin Valais, mbi 10 persona janë plagosur, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se ngjarja nuk po trajtohet si akt terrorist. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:30 sipas kohës lokale në barin “Le Constellation”, i frekuentuar kryesisht nga turistët gjatë festimeve të Vitit të Ri. https://www.vna.al/bota/shperthim-tragjik-ne-nje-bar-ne-crans-montana-zvicer-te-pakten-10-te-vdekur-i18443

Një përplasje frontale midis dy trenave pranë atraksionit turistik të Machu Picchu në Peru ka shkaktuar vdekjen e një shoferi treni dhe lëndimin e të paktën 40 pasagjerëve. Një pasagjer, Niels Honkoop, 33 vjeç, përshkroi “kaos” pas përplasjes, duke thënë se njerëzit qanin, vraponin dhe shumë prej tyre ishin të plagosur rëndë.

Tirana pret Vitin e Ri 2026, fishekzjarre dhe festë në sheshin Skënderbej! Gëzuar!

Armosfera në Vlorë në prag të ndërrimit të viteve

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme