Bota 28 January 2025, 11:52 Nga VNA

E mbijetuara e Holokaustit: Urrejtja sjell vetëm urrejtje!

Ndaje në Whatsapp
E mbijetuara e Holokaustit: Urrejtja sjell vetëm urrejtje!

Të mbijetuarit e Aushvicit përkujtuan 80-vjetorin e çlirimit të kampit të vdekjes dhe shprehën shqetësimin për rritjen e antisemitizmit dhe ksenofobisë në Evropë e më gjerë. Kthimi te “muri i vdekjes” – ku u kryen shumë ekzekutime – mbetet një plagë ende e hapur për shumë të mbijetuar. Tova Friedman, një nga të mbijetuarat, kujtoi momentet e tmerrshme kur u nda nga babai i saj dhe u dërgua në kampin nazist të asgjësimit Auschwitz-Birkenau: “Na ngarkuan në vagona bagëtish, burrat veçmas dhe gratë veçmas. U mbajta fort pas dorës së nënës sime në atë vagon të errët, ndërsa britmat dhe lutjet e aq shumë grave të dëshpëruara depërtonin në shpirtin tim dhe më ndjekin edhe kësaj dite.”

Tova Friedman është një nga të mbijetuarat e Holokaustit dhe një nga folëset kryesore të 80-vjetorit të çlirimit të kampit famëkeq nga forcat ruse. Me rastin e përkujtimit të kësaj dite, në Auschwitz ishin mbledhur jo vetëm të mbijetuar dhe të afërmit e tyre, por edhe shumë krerë shtetesh, mes tyre mbreti i Britanisë Karl III, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari Olaf Scholz dhe presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, si dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Rritja e ksenofobisë – një shqetësim aktual 

Të mbijetuarit shprehën shqetësimin për rritjen e antisemitizmit dhe ksenofobisë në Evropë dhe më gjerë. Leon Weintraub, një mbijetues i Auschwitz-it, deklaroi: “Ndjej dhimbje të thellë kur shoh në shumë vende evropiane, por edhe në Poloni, që njerëzit dalin në marshime haptazi me uniforma dhe parrulla naziste.” Të mbijetuarit kujtuan përgjegjësinë që mbartin për të paralajmëruar: “Asokohe ishim viktima në një boshllëk moral,” tha Tova Friedman. “Por kemi të gjithë një detyrim: jo vetëm për ta kujtuar, gjë që është shumë, shumë e rëndësishme, por edhe për të paralajmëruar se urrejtja gjeneron vetëm më shumë urrejtje, vrasje dhe më shumë vrasje.”

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier bëri thirrje që kujtesa për krimet dhe viktimat e nazizmit të mbetet gjallë. “Kujtesa nuk njeh përfundim dhe përgjegjësia gjithashtu nuk duhet të ketë një vijë përmbyllëse,” tha Steinmeier, pas vizitës së tij në memorialin Auschwitz-Birkenau. Steinmeier përmendi një rritje të sulmeve antisemitike në Gjermani, veçanërisht pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit në vitin 2023 dhe luftës që pasoi në Gaza. “Asgjë nuk tregon më qartë se kujtesa nuk njeh fund dhe se përgjegjësia nuk duhet të ketë një përmbyllje,” theksoi ai.

Mbi një milion të vrarë 

Kampi i përqendrimit në Auschwitz të Polonisë, ishte një nga kampet më famëkeqe të asgjësimit të Gjermanisë naziste. Midis viteve 1940 dhe 1945, u vranë rreth 1.1 milionë njerëz. Kampi u bë simbol i përndjekjes naziste ndaj hebrenjve. Më 27 janar 1945, të burgosurit e fundit, të cilët nuk u detyruan të merrnin pjesë në marshimet e vdekjes, u çliruan nga Ushtria e Kuqe Sovjetike.

Në vitin 2005, Kombet e Bashkuara shpallën 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Në Gjermani, kjo ditë përkujtimore për viktimat e nazizmit ishte shpallur që në vitin 1996 nga presidenti i atëhershëm Roman Herzog dhe u caktua më 27 janar. Parlamenti gjerman e përkujton këtë ditë të mërkurën, më 29 janar 2025 me një ceremoni solemne./ DW

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme