Bota 25 Janar 2025, 16:34 Nga VNA

Hamasi liron 4 ushtare izraelite në këmbim të 200 të burgosurve palestinezë

Ndaje në Whatsapp

Hamasi ia dorëzoi të shtunën Izraelit katër ushtaret izraelite të mbajtura rob në Gazë. Ndërkohë, Izraeli i liroi 200 të burgosur ose të paraburgosur palestinezë siç është paraparë në marrëveshjen e tyre për armëpushim në Rripin e Gazës.

Militantët e Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – së pari i parakaluan ato nëpër “Sheshin Palestinez” në qendër të qytetit Gaza, para se t’i dorëzonin te Kryqi i Kuq, i cili i dërgoi ato më pas në Izrael.

Disa orë pasi Hamasi i liroi katër pengjet izraelite, Izraeli njoftoi se i liroi 200 të burgosur palestinezë. Ata përfshijnë 120 persona që kishin vuajtur dënime të përjetshme pasi ishin dënuar për sulme vdekjeprurëse kundër izraelitëve. Rreth 70 prej tyre u liruan në Egjipt, sipas televizionit shtetëror egjiptian, Qahera TV.

Egjipti shërbeu si ndërmjetës kyç në bisedimet mbi njëvjeçare që çuan në marrëveshjen e armëpushimit.

Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, e publikoi më vonë një video që shfaqte pengjet e liruara duke u mirëpritur në një bazë ushtarake izraelit. 

lg.php.gifMë vonë, zyra e Netanyahu tha se Arbel Yehoud, një penge civile e mbajtur nga Hamasi, duhej të ishte liruar të shtunën. Ajo deklaroi se Izraeli nuk do t’i lejojë palestinezët të fillojnë të kthehen në veri të Gazës, siç pritej të ndodhte të dielën, derisa ajo të lirohet.

Një zyrtar i lartë i Hamasit tha se grupi ka njoftuar ndërmjetësit se Yehoud do të lirohet javën e ardhshme.

Armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit ka synon t’i japë fund luftës më vdekjeprurëse dhe shkatërruese që është zhvilluar ndonjëherë midis tyre. Marrëveshja e brishtë nuk është shkelur deri më tani, dhe ka bërë që të ndalen sulmet ajrore dhe raketore dhe ka mundësuar hyrjen e më shumë ndihmave në territorin e vogël bregdetar.

Tri pengje të mbajtura nga militantët u liruan në këmbim të 90 të burgosurve palestinezë, të gjithë gra dhe fëmijë, fundjavën e kaluar kur hyri në fuqi armëpushimi.

Kush janë ushtaret dhe të burgosurit që po lirohen?

Katër ushtaret izraelite, Karina Ariev, 20 vjeçe, Daniella Gilboa, 20 vjeçe, Naama Levy, 20 vjeçe dhe Albag, 19 vjeçe, u u zunë rob gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, i cili shkaktoi luftën.

Në këmbim të tyre, Izraeli duhej t’i lironte 200 të burgosur, përfshirë 121 që po vuanin dënime të përjetshme, sipas një liste të publikuar nga Hamasi.

Ndër militantët më famëkeq që po lirohen janë Mohammad Odeh, 52 vjeç, dhe Ëael Qassim, 54 vjeç, të dy nga Jerusalemi Lindor. Ata akuzohen për kryerjen e një sërë sulmesh vdekjeprurëse të Hamasit kundër izraelitëve, përfshirë një sulm me bombë në një mensë në Universitetin Hebraik të Jerusalemit në vitin 2002, ku u vranë nëntë persona, përfshirë pesë shtetas amerikanë.

Katër ushtaret e liruara u kapën në bazën Nahal Oz pranë kufirit me Gazën, kur militantët palestinezë e pushtuan atë, duke vrarë më shumë se 60 ushtarë atje.

Çfarë pritet tjetër gjatë armëpushimit?

Pritej që Izraeli të fillonte të tërhiqej nga korridori i Netzarimit – një rrugë lindje-perëndim që ndan Gazën në dy pjesë – dhe t’i lejonte palestinezët e zhvendosur në jug të ktheheshin në shtëpitë e tyre të mëparshme në veri, për herë të parë që nga fillimi i luftës.

Por, kjo duket se është pezulluar deri në lirimin e Yehoud.

Ministria e Brendshme e drejtuar nga Hamasi tha më herët se palestinezët e zhvendosur do të lejohen të kthehen në veri të Gazës duke filluar nga e diela. Ministria, e cila mbikëqyr forcat e policisë, tha se palestinezët do të mund të lëvizin midis jugut dhe veriut të Gazës në këmbë përmes rrugës bregdetare Rashid.

Është e paqartë se çfarë do të ndodhë pas fazës së parë gjashtëjavore të marrëveshjes, por ka shumë shpresa se ajo do të çojë në përfundimin e luftës që ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, ka zhvendosur pjesën më të madhe të popullsisë dhe ka lënë qindra mijëra njerëz pa ushqim.

Lufta filloi kur militantët e Hamasit thyen barrierat kufitare në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe morën peng rreth 250 të tjerë.

Më shumë se 100 pengje u liruan gjatë një armëpushimi njëjavor nëntorin e vitit 2023. Izraeli beson se të paktën një e treta e më shumë se 90 pengjeve që po mbahen ende në Gazë, u vranë në sulmin fillestar ose vdiqën në robëri.

Video

Orët e para të mëngjesit tronditën një resort në Zvicër, ku në ambientet e një bari ka ndodhur një shpërthim. Resorti zviceran, Crans-Montana, i njohur për turistët britanikë, raportohet se ka lënë të paktën 40 të vdekur dhe 100 të plagosur. Crans-Montana është një vendpushim skijimi luksoz në rajonin zviceran të Valais, shtëpia e 87 km shtigjeve për skijim. Në fund të janarit, vendpushimi pritet të presë një ngjarje prestigjioze të skijimit me shpejtësi – Kupën Botërore FIS.

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në një bar në Crans-Montana, vendpushimi i njohur i skijimit në Zvicër, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 10 personave dhe plagosjen e rëndë të dhjetëra të tjerëve. Sipas Sky News, që citon burime nga policia lokale në kantonin Valais, mbi 10 persona janë plagosur, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se ngjarja nuk po trajtohet si akt terrorist. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:30 sipas kohës lokale në barin “Le Constellation”, i frekuentuar kryesisht nga turistët gjatë festimeve të Vitit të Ri. https://www.vna.al/bota/shperthim-tragjik-ne-nje-bar-ne-crans-montana-zvicer-te-pakten-10-te-vdekur-i18443

Një përplasje frontale midis dy trenave pranë atraksionit turistik të Machu Picchu në Peru ka shkaktuar vdekjen e një shoferi treni dhe lëndimin e të paktën 40 pasagjerëve. Një pasagjer, Niels Honkoop, 33 vjeç, përshkroi “kaos” pas përplasjes, duke thënë se njerëzit qanin, vraponin dhe shumë prej tyre ishin të plagosur rëndë.

Tirana pret Vitin e Ri 2026, fishekzjarre dhe festë në sheshin Skënderbej! Gëzuar!

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme