Bota 23 January 2025, 16:58 Nga VNA

OKB ka pak alternativa për fonde pasi SHBA tërheq mbështetjen

Ndaje në Whatsapp
OKB ka pak alternativa për fonde pasi SHBA tërheq mbështetjen

Pas njoftimit të Presidentit Donald Trump për daljen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Uashingtoni pritet të ndalë fondet edhe për agjencitë e tjera të Kombeve të Bashkuara. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara, vendet e tjera të pasura nuk kanë gjasa t’i plotësojnë mungesat që pritet të krijohen nga tërheqja e fondeve amerikane. Kombet e Bashkuara janë para kohërave të vështira pasi Shtetet e Bashkuara dolën nga disa prej agjencive të saj, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë. “Fondet amerikane përbënin 18% të buxhetit në vitin 2023. Shtetet e Bashkuara janë dhuruesi më i madh”, tha Tarik Jasareviç, zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Të hënën, ditën e tij të parë në detyrë, Presidenti Donald Trump nënshkroi urdhra të ndryshëm ekzekutivë, përfshirë një për daljen e Amerikës nga Marrëveshja ndërkombëtare e Parisit për klimën.“Shtetet e Bashkuara nuk do të sabotojnë industritë tona ndërsa Kina ndot pa u ndëshkuar”, tha Presidenti Trump.Shtetet e Bashkuara janë prodhuesi më i madh në botë i lëndëve djegëse fosile që shkaktojnë ngrohjen globale.Amerika është gjithashtu kontribuesi më i madh financiar i Kombeve të Bashkuara.Në seancën e saj të konfirmimit në Senat, e emëruara e Presidentit Trump për ambasadore në OKB, Elise Stefanik, tha se agjencia për fëmijët UNICEF dhe Programi Botëror i Ushqimit janë agjenci efektive të OKB-së.Megjithatë, Uashingtoni do të ndalë fondet për agjencitë e tjera të OKB-së, përfshirë UNRWA-n, agjencia që ndihmon refugjatët palestinezë.“Taksat tona nuk duhet të jenë bashkëfajtorë në mbështetjen e subjekteve që janë në kundërshtim me interesat amerikane, janë antisemitike ose që përfshihen në mashtrime, korrupsion ose terrorizëm”, tha zonja Stefanik.Kur Presidenti Trump uli mbështetjen financiare për shumë agjenci të OKB-së në vitin 2017, gjatë mandatit të tij të parë, vendet anëtare të Bashkimit Evropian rritën kontributet e tyre.Megjithatë, vendet e bllokut tani janë të përqendruara në rritjen e shpenzimeve për të ndihmuar Ukrainën, pjesërisht për shkak të skepticizmit të Presidentit Trump në lidhje me ndihmat për Kievin.“Tani që administrata e re filloi punën në Shtetet e Bashkuara është shumë e rëndësishme që evropianët, dy vendet tona Franca dhe Gjermania, të luajnë rolin e tyre për të forcuar një Evropë të bashkuar, të fuqishme dhe sovrane”, tha Presidenti i Francës Emmanuel Macron. Kina nuk pritet të rrisë fondet për OKB-në.“Zyrtarët kinezë gjithashtu janë realistë për faktin se vendi i tyre po përballet me vështirësi ekonomike dhe nuk kanë shumë fonde për të ndarë për të tjerët. Prandaj, nuk besoj se OKB ka alternativa në lidhje me fondet”, thotë për Zërin e Amerikës Richard Gowan nga organizata Grupi Ndërkombëtar i Krizave.Kjo është hera e dytë që zoti Trump e nxjerr Amerikën nga Marrëveshja e Parisit e vitit 2015 mbi mjedisin e cila ka qëllim të parandalojë ngritjen e temperaturave globale.Paraardhësi i zotit Trump, Joe Biden në vitin 2021 vendosi që në ditën e parë si President rianëtarësimin në marrëveshjen mbi mjedisin.Analistët thonë se ky ndryshim në qëndrim mund të ndikojë tek vendet e tjera që të trajtojnë ngrohjen globale me më pak seriozitet.“Nëse Kina apo vendet e tjera nuk e ulin sasinë e gazeve të dëmshme për mjedisin, duke marrë Amerikën si shembull, atëherë ato do të shkaktojnë dëme që do të ndikojnë në ekonominë amerikane. Dëmet janë globale”, thotë për Zërin e Amerikës Sheila Olmstead nga Universiteti Cornell.Aktivistët për mbrojtjen e mjedisit e kanë kundërshtuar vendimin e Presidentit Trump. Sapo largimi i Uashingtonit nga Marrëveshja e Parisit të zyrtarizohet, që sipas rregullave pritet të ndodhë vitin e ardhshëm, Shtetet e Bashkura i bashkohen Iranit, Libisë dhe Jemenit si të vetmet vendet anëtare të OKB-së që nuk janë pjesë e marrëveshjes mbi mjedisin.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme