Sociale 10 January 2025, 23:44 Nga VNA

Përhapja e H5N1 rrezikon seriozisht shpendët e egër në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Përhapja e H5N1 rrezikon seriozisht shpendët e egër në

Ornitologët shqiptarë ngrenë alarmin se përhapja e gripit të shpendëve në vendin tonë rrezikon deri në humbje të popullatës për specie të caktuara, teksa bëjnë thirrje për monitorim të situatës nga ana e autoriteteve të veterinarisë dhe sigurisë ushqimore.

Shoqata e Ornitologëve Shqiptarë AOS konfirmoi prezencën e gripit të shpendëve H5N1 edhe ne zonën ligatinore të Divjakë-Karavasta, pas një monitorimi dhe kontrolleve të përbashkëta në terren që ekipi i tyre bëri së bashku me Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura Fier.

“Kadavra shpendësh të egër u gjendën në Divjakë Karavasta”, shkruhet në njoftimin publik të AOS.

“Për fat të keq u gjetën 9 kadavdra të shpendëve të egër në një sipërfaqe ligatinore të kufizuar”, vijon njoftimi.

H5N1 është një lloj i virusit të gripit të shpendëve-  i njohur edhe si gripi i shpendëve, që prek kryesisht zogjtë, por që në raste të rralla mund të infektojë edhe njerëzit dhe kafshët e tjera. Ky virus është shumë infektues dhe i rrezikshëm për shpendët, duke shkaktuar shpesh epidemi në tufat e shpendëve.

Sipas ornitologut Taulant Bino përhapja e këtij gripi ka efekte tejet negative si në terma afatshkurtër ashtu edhe afatgjatë, duke rrezikuar edhe zhdukje të disa specieve të caktuara shpendësh.

“Në terma afatshkurtër gripi shkakton ngordhje masive të popullatave të shpendëve të egër përfshirë pulëbardha, pelikanë, rosa dhe shpend grabitqarë e kermngrënës”, i tha BIRN Taulant Bino.

Ornitologu Bino theksoi se për pelikanët përhapja e këtij gripi është akoma më kritike pasi ata fillojnë folezimin pikërisht në Janar, dhe kjo rrit mundësinë e shpërndarjes dhe vdekjeve në numër të lartë.

“Sidomos për koloni të vogla si e Pelikanit kaçurrel në Divjakë-Karavasta mund të çojë thuajse në humbje të plotë të popullatës në terma afatgjatë”, tha Bino për BIRN, duke theksuar se nëse ndodh rimëkëmbja ka për të qenë tejet e vështirë.

Sipas Binos, masat që mund të ndërmerren për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të gripit lidhen me monitorimin e shpendëve të sëmurë në të gjitha ligatinat e vendit, si edhe mbledhjen dhe asgjësimin e tyre me metoda të sigurta për të mos rritur shkallën e prekjes në speciet e tjera./BIRN/

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme