Kronika 18 Qershor 2025, 12:13 Nga VNA

Përfituan miliona euro përmes mashtrimeve me call center, GJKKO dënon me 23 vite burg pronarët

Ndaje në Whatsapp
Përfituan miliona euro përmes mashtrimeve me call center, GJKKO

GJKKO shpalli verdiktin e saj dhe dënoi me 23 vite burg në total pronarët e dy kompanive call center, të cilët pëfituan miliona euro përmes skemave të mashtrimit. Jusel Mici u dënua me 12 vite burgim, ndërsa Mendim Domi me 11 vite. Të dy përfitojnë ulje të një të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për mashtrim kompjuterik në bashkëpunim, grup kriminal, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash.

Nga hetimet rezultoi se të pandehurit u propozonin viktimave të derdhnin shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet transferimeve on line në llogaritë rrjedhëse të huaja të kompanive fiktive. Sapo merrnin paratë, llogaritë zhdukeshin. SPAK thotë se dëmi ekonomik i provuar kap vlerën e 3 milionë eurove, ndërkohë që dyshohet që mundi i të mashtruarve dge shuma e përfituar nga aktiviteti kriminal është shumë herë më e madhe.

SPAK deklaroi se Mici e Domi e kishin shtrirë aktivitetin kriminal në disa shtete të Bashkimit Europian, përfshirë Italinë, Lituaninë, Belgjikën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Krahas dënimit, SPAK vuri nën sekuestro rreth 31 pasuri në pronësi të dy të pandehurve, si apartamente, vila, sipërfaqe toke, njësi tregtare, automjete dhe llogari bankare në vlera të konsiderueshme.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur

pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket

procedimit penal nr. 166, të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurve Jusel Mici dhe

Mendim Domi

.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim

të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e

Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe

Rudina Palloj, me vendimin Nr. 42, datë 17.06.2025 vendosi:

1.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale

“Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim, në

formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/2 dhe 334

pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale “Grupi

i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin

e tij me 3 (tre) vjet burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në

bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin

e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale

“Fshehja e të ardhurave”, e parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal dhe dënimin

e tij me 3 (tre) muaj burgim.

 Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve të dhëna në një dënim

të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

 Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar

përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.

 Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve

me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Jusel Mici t’a vuajë dënimin në

burgun e sigurisë së lartë.

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al2.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale

“Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim, në

formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/2 dhe 334

pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj

burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale

“Grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe

dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në

bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin

e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale

“Fshehja e të ardhurave”, e parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal dhe dënimin

e tij me 3 (tre) muaj burgim.

 Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve të dhëna në një dënim

të vetëm me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.

 Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar

përfundimisht me 7 (shtatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

 Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve

me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Mendim Domi t’a vuaj dënimin

në burgun e sigurisë së lartë.

3. Në bazë të nenit 190/1, shkronja (a) të K.Pr.Penale, të nenit 36/1, shkronjat (a)

dhe (ç) të K. Penal, vendoset konfiskimi i pasurive si më poshtë:

 Pasurisë nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe 62m², e

llojit apartament, me adresë: rruga ****, pall. ****, k. ****, shk. ****, ap. ****

,

në emër të shtetasve E.D, Mendim Domi dhe S.D;

 Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe 83.00

m², e llojit apartament, me adresë: rruga ****, godina **** H. **** Ap. ****, në

pronësi të Jusel F. Mici;

 Pasuri nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe 78.00 m²,

e llojit apartament, me adresë: rruga ****, godina **** H. ****, në pronësi të

Jusel F. Mici dhe A.K.M.

 Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe

4100.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Mendim Sh. Domi dhe

A.A.J;

 Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe

3720.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Mendim Sh. Domi;

 Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe

4600.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Mendim Sh. Domi;

 Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe

1300.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Mendim Sh. Domi;

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe

2639.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Jusel F. Mici;

 Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe

2733.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Jusel F. Mici dhe A. K. M;

 Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe

4000.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Jusel F. Mici;

 Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe

3180.00.00 m², e llojit Are, me adresë: rruga ****, në pronësi të Jusel F. Mici dhe

subjektit Euro Aditiv.

 Llogaria personale plus në bankën UNION BANK, në emër të Mendim Sh.

Domit, në degën ****, me numër ****, në shumën 195,763.24 euro.

 Llogaria personale në bankën UNION BANK, në emër të Mendim Sh. Domi në

degën ****, me numër ****, e cila ka 417,454.64 lekë.

 Llogaria rrjedhëse në bankën UNION BANK, llogari biznes plus në emër të

Mendim Domi person fizik, në degën ****, me numër ****, në shumën

528,719.00 lekë.

Duke kthyer pjesen takuese të pasurive te subjektit Euro Aditiv dhe shtetasit A.

A. J.

 Konfiskimin e të gjitha sendeve të sekuestruar me procesverbalet e kontrollit në

subjektin ”Telex” shpk datë 13.12.2022 dhe me proceverbalin e sekuestrimit te

provës materiale datë 03.05.2023.

 Sendet e tjera të sekuestruara mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor dhe mbeten në

ruajtje për efekt të proçedimit penal të ndarë me nr.166/1 viti 2021.

4. Shpenzimet procedurale të parapaguar nga shteti në fazën e hetimeve paraprake,

si dhe ato të gjykimit, t’i ngarkohen të pandehurve solidarisht konform neneve

393/1 dhe 485/3 të K.Pr.Penale.

5. Kundër vendimit lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit

për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Tiranë, më datë 18.06.2025

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Video

Rama shpërndan lajmin në Bruksel. "Kemi Diellën me barrë".

Ky është momenti kur një burrë, i dyshuar si autori i sulmit në trenin Huntingdon, hyn me forcë në një berberhane në Peterborough me thikë në dorë – teksa policia po heton nëse ai plagosi me thikë një djalë 14-vjeçar pak minuta më herët. 32-vjeçari Anthony Williams, nga Peterborough, doli sot para gjykatës së këtij qyteti, i akuzuar për 11 vepra të tentativës për vrasje, në lidhje me sulmin me thikë brenda trenit të linjës LNER dhe një tjetër incident në lindje të Londrës më 1 nëntor.

Një fluturim nga Vietnami drejt Hong Kongut u vonua 1 orë e 40 minuta pasi një grua shpërtheu në britma dhe lot, duke kërkuar të ulej pranë partnerit të saj. Konflikti mes çiftit kishte nisur që në portë, ku ata shkëmbyen akuza për tradhti dhe sjellje të papërshtatshme. Për shkak të sjelljes agresive, ekuipazhi vendosi ta nxjerrë gruan nga aeroplani dhe të mos e lejojë të udhëtojë. Incidenti ndodhi në fluturimin UO559 të kompanisë HK Express.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kush votoi kundër dhe kush pro shkarkimit të Erion Veliajt?

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme