Lifestyle 6 November 2024, 21:18 Nga VNA

Pas reagimit publik dhe Ministrisë së Drejtësisë, Atilla Kardesh largohet nga Big Brother VIP Kosova

Ndaje në Whatsapp
Pas reagimit publik dhe Ministrisë së Drejtësisë, Atilla

Banori i Big Brother VIP Kosova, Atilla Kardesh, është larguar përfundimisht nga shtëpia pas një reagimi të fuqishëm nga shoqëria civile dhe institucione të ndryshme, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë të Kosovës. Hyrja e tij në program kishte shkaktuar një valë reagimesh, pasi në shtëpinë e Big Brother-it gjendej edhe ish-gruaja e tij, Drenusha Latifi, e cila ka akuzuar Kardesh në të kaluarën për dhunë dhe ka qenë e pajisur me një urdhër mbrojtjeje ndaj tij.

Atilla vendosi të largohet vullnetarisht, duke shprehur disa fjalë për ish-gruan e tij dhe banorët e tjerë të shtëpisë. Ai la të nënkuptohej se dëshiron që të lërë pas konfliktet dhe urrejtjen e kaluar, duke theksuar se është koha për të shikuar përpara dhe për të menduar për të mirën e fëmijëve të tij.

“Ka pasur shumë hipoteza se përse jam unë këtu, lojë, me i qartësu gjërat, me i shpjegu gjërat apo me ju shti me mendu. Me kërku falje.. kështu që siç e dini un e Drenusha i kemi dy fëmijë bashkë dhe kemi qenë 10 vjet bashkë ku kemi pasur momente të mira e të këqija nuk i kemi ditë këto punë dhe ndodh që kemi gabu dhe 2 fëmijë kanë hy në lojë nga unë dhe ajo. Raporti im me ju është shumë i rregullt kam hy me ju tregu kush jam e ç’ka jam, qëllimi im ka qenë me ju drejtu edhe Drenushës që i kemi dy fëmijë si drita dhe mirëqenia e tyre është e imja dhe e jotja, unë besoj dhe shpresoj që konflikti dhe urrejtja të futen në dhe dhe të shohim para për të dy fëmijët” u shpreh Atilla Kardesh.

Teksa u përshëndet me banorët, ai ia zgjati dorën edhe ish-gruas së tij, por ajo nuk pranoi ta përshëndes.

Pas largimit të tij, në një diskutim me banorët ajo u shpreh se ishte gati ta përqafonte në rast se ai do t’i kërkonte falje.

“Gabimi i tij i vetëm dhe përhershëm është se kurrë nuk e ka pranuar faktin që unë e kam lënë pas 10 vitesh, dhe se kam lënë vetëm unë, e ka lënë edhe ajo tjera, e do ta leje edhe ajo që e ka nëse ai vazhdon kështu. Unë kisha qenë më lumtur, dhe e kisha përqafu, nëse ditën e parë kishte thënë ‘Drenush, unë të kërkoj fajle për gjithçka ka ndodhur në jetën tonë’”, tha ajo.

Drenusha, e cila e ka denoncuar publikisht ish-burrin për dhunë ndaj saj, u përball me Atillën në dhomën e surprizave pak ditë më parë, ku u trondit nga prania e tij, ndërsa më vonë mësoi se ai do të bëhej pjesë e garës.

“Ke qenë dhunues dhe nuk mund ta mohosh atë fakt kurrë në jetën tënde, mirë është të kërkosh falje”, iu drejtua ajo, ndërsa ish-burri e mohoi duke u shprehur se po e nxirrte si monstër dhe baba të keq.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme