Lifestyle 4 Nëntor 2024, 09:30 Nga VNA

Disa produkte kozmetike nga firma të ndryshme përmbajnë kimikate të ndaluara

Ndaje në Whatsapp
Disa produkte kozmetike nga firma të ndryshme përmbajnë kimikate

Agjencia Evropiane e Kimikateve (ECHA) ka identifikuar 285 produkte kozmetike që përmbajnë kimikate të ndaluara në Evropë.

Nga inspektimet e kryera gjatë një projekti pilot të Agjencisë Evropiane të Kimikateve (ECHA) rezultoi se rreth 6% e produkteve kozmetike përmbanin substanca të rrezikshme të ndaluara sipas rregullave evropiane.

ECHA njoftoi se agjencitë kombëtare në 13 shtetet anëtare të Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE), kishin kontrolluar rreth 4,500 produkte kozmetike dhe gjetën në 285 prej tyre substanca të ndaluara.

Pavarësisht nga firma dhe çmimi

Agjencia Evropiane e Kimikateve, me seli në Helsinki, e gjeti shumicën e substancave të ndaluara duke parë listat e përbërësve.

“Inspektimet u kryen kryesisht duke kontrolluar listën e përbërësve – gjë të cilën mund ta bëjnë lehtë edhe konsumatorët,” thuhet në njoftimin e Agjencisë Evropiane të Kimikateve.

Në lapsat dhe e syve dhe të buzëve u gjet shpesh perfluorononyl dimethicone, i cili degradon në PFOA dhe PFCA, kurse në balsamet, kondicionerët dhe maskat e flokëve ishin shpesh të pranishme D4 dhe D5.

“Konsumatorët duhet të jenë të vetëdijshëm se substancat e ndaluara u gjetën në lloje të ndryshme produktesh kozmetike, të prodhuara nga firma të ndryshme dhe në të gjitha kategoritë e çmimeve”, thuhet në njoftimin e Agjencisë Evropiane të Kimikateve.

Video

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një video të shkatërrimit të një tuneli nëntokësor të Hezbollahut që ishte mbi 140 metra i gjatë. Shkatërrimi ndodhi mëngjesin e së enjtes duke përdorur më shumë se 24 tonë eksplozivë. Tuneli nëntokësor ndodhej në zonën Ras Binda në Libanin jugor.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme