Lifestyle 2 Nëntor 2024, 10:27 Nga VNA

Çfarë i ndodh trupit tonë nëse flemë çdo natë në një dhomë të ftohtë?

Ndaje në Whatsapp
Çfarë i ndodh trupit tonë nëse flemë çdo

Gjetja e ekuilibrit të duhur në jetën tonë për të marrë gjumë të mjaftueshëm, duket se është një betejë e cila vjen duke u bërë çdo ditë e më e vështirë.

Sasia e gjumit që marrim mund të ketë një ndikim në peshën tonë ose ndjeshmërinë tonë ndaj probleme serioze si sëmundje të zemrës ose goditje në tru.

Eksperti i gjumit Neil Stanley, autori i ‘’Si të flemë mirë’’, i përgjigjet pyetjeve që kemi të gjithë në lidhje me gjumin.

Sa orë gjumë duhet të bëjmë?

Neil shpjegon se gjumi është individual për të gjithë ne dhe sasia e duhur është e ndryshueshme nga personi në person. Të paktën katër orë gjumë dhe deri në 11 orë mund të konsiderohen normale por marrja e vetëm një ore më pak se sa na duhet mund të ketë një ndikim të madh.

Midis shtatë dhe nëntë orë është sasia e rekomanduar për të rriturit dhe ne në të vërtetë kemi nevojë për më pak gjumë ndërsa plakemi.Neil këshillon që njerëzit të gjykojnë sasinë e nevojshme nga mënyra se si ndjehen çdo ditë.

Nëse e shihni se jeni shpesh të lodhur, nuk po mjaftoheni.

Cili pozicion i gjumit është më i miri?

Ashtu si njohja e sasisë së duhur të gjumit për të marrë, pozicioni më i mirë i gjumit është individual për të gjithë ne.Më e zakonshme tek të rriturit është pozicioni i fetusit.

Neil thotë se gjumi në shpinë është ‘pozicioni ideal’ pasi mund të zvogëlojë presionin mbi muskujt dhe nyjet, për sa kohë që nuk keni apnea të gjumit ose çështje të gërhitjes.

Nëse është mënyra e vetme që të mund të flini, këshillohet që të flini me kokën tuaj kundër një jastëku përpara, kështu që të keni hapësirë për të marrë frymë, gjë që zvogëlon presionin në qafë.

Gratë shtatzëna rekomandohet të flenë në pozicionin e fetusit për të rritur rrjedhën e gjakut.

Video

Teksa Orikumi është përfshirë nga flakët, në Pyllin e Sodës janë rrëzuar pishat, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin drejt fshatit të Zvërnecit.

Një vatër zjarri ka shpërthyer në orët e mbrëmjes në Orikum. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Vlorës, ndërsa për ndihmë kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë stuhinë më të fuqishme të dëborës në dhjetë vitet e fundit, e cila ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në furnizimin me energji elektrike dhe në transportin ajror, si dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendje emergjence në një numër të madh shtetesh. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi 12 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Gjendja e emergjencës është shpallur në 21 shtete, ku autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Alpinisti amerikan Alex Honnold ka realizuar një ngjitje historike të dielën, duke u bërë personi i parë që ka shkallëzuar ndërtesën më të lartë të Tajvanit, Taipei 101, pa përdorur litar, parzmore apo rrjet sigurie. Ngjitja u zhvillua në kushte të kontrolluara dhe ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare, për shkak të nivelit ekstrem të rrezikut dhe vështirësisë që paraqet një strukturë prej 508 metrash lartësi. Taipei 101 konsiderohet një nga ndërtesat më ikonike në botë dhe një sfidë e jashtëzakonshme për çdo alpinist. Alex Honnold është i njohur globalisht për ngjitjet e tij pa mjete sigurie (free solo), duke shtyrë kufijtë e alpinizmit modern. Autoritetet lokale nuk kanë raportuar incidente gjatë ngjarjes, ndërsa ngjitja është cilësuar si një arritje e rrallë sportive dhe teknike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme