Lifestyle 30 Tetor 2024, 08:05 Nga VNA

Grindjet në familje ndikojnë në shëndet

Ndaje në Whatsapp
Grindjet në familje ndikojnë në shëndet

A e dini se zënkat e shpeshta e shkurtojnë jetëgjatësinë tuaj? Sa është e rëndësishme për ju që “të pastroheni”? Ju zbulojmë se si zënkat e shpeshta ndikojnë në shëndetin tuaj.Kërkimet kanë zbuluar një të dhënë interesante – nëse shpesh ziheni me anëtarët e familjes dhe miqtë keni gjasa dyfish më tepër që të vdisni në moshë të re.Tingëllon tmerrshëm apo jo?! Është aq e tmerrshme saqë nuk mundemi të mos pyesim veten se “a ia vlen”.Shkencëtarët danez këtij problemi i kanë kushtuar 10 vite, ndërsa kërkimi ka përfshirë gati 10 mijë njerëz të moshës 36-52.Ata kanë sjellë përfundimin se mënyra se si ju mbani marrëdhëniet me miqtë, familjen apo partnerin, shpeshtësia e zënkave të gjitha këto ndikojnë në shëndetin tuaj si dhe në jetëgjatësinë tuaj.Gjatë studimit më tepër se 10 njerëz kanë vdekur, shumica si pasojë e kancerit. Shumica e pjesëmarrësve kanë pranuar se më shumë nevrikosen nga familja dhe miqtë, e shpesh edhe nga zënkat me fqinjët e tyre.Ata pjesëmarrës që kanë konfirmuar se shpesh zihen me partnerët apo fëmijët kanë 50-100 % më tepër shanse të vdesin, ndërsa ata që kanë pranuar se zihen më tepër më miqtë, farefisin dhe fqinjët kanë 2-3 herë më tepër shanse të vdesin në dekadën e ardhshme – kanë konkluduar shkencëtarët.Problemet shëndetësore që shkaktohen nga mllefi disa nga reagimet më të zakonshme fizike të stresit janë rritja e presionit të gjakut e cila rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe për këtë arsye është plotësisht e logjikshme që ata qe shpesh zihen janë në rrezik më të madh të vdekjes.Përgjigje e tillë e trupit ndaj stresit është e shkaktuar nga rritja e citokinës, molekula proteinike që zakonisht shkaktojnë inflamacionin. Rritja kronike e niveleve të citokineze çojnë deri tek diabeti, artriti, sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Nxitja konstante e kemikateve të stresit dhe ndryshimet e tjera që shkaktohen nga mllefi dhe zemërimi ndikojnë dëmshëm mbi sistemet e ndryshme të trupit.Disa nga këto pasoja mund të jenë afatshkurta ndërsa disa mund të ju shkaktojnë probleme gjatë tërë jetës. Ato janë:• kokë-dhembja• problemet me tretjen• pagjumësia• ankthi• presioni i lartë i gjakut• depresioni• sulmi në tru.E vetmja mënyrë për të shmangur këto efekte të mundshme është mësimi se si ti shmangim situatat konfliktuoze përbrenda familjes dhe si të kthejmë komunikimin e qetë dhe normal.Shumë e dobishme në këto raste është treguar terapia kognitive-bihejviorale që mund të ju mësojë se si të menaxhoni shqetësimet dhe problemet që vijnë nga marrëdhëniet e ngushta shoqërore, si dhe mënyrën e komunikimit mes çifteve dhe familjes.Ashtu siç emocionet negative ndikojnë keq në shëndetin tuaj, ashtu edhe ato pozitive kanë një efekt krejtësisht të kundërt. E qeshura më e zakonshme mund të largojë ndjenjat e stresit, të ulë presionin e gjakut dhe të forcojë sistemin e imunitetit.Nëse ju nuk jeni në gjendje të buzëqeshni për shkak të asaj që ju ndodh në jetë, biseda për problemet luan një rol të rëndësishëm, veçanërisht tek femrat.Kërkimet tregojnë se femrat që zemërohen kanë më tepër rrezik që të vdesin para kohe sesa femrat që i ndajnë problemet e tyre.Nëse ju doni të përmirësoni shëndetin e zemrës ose thjesht të riparoni marrëdhëniet me partnerin, e qeshura e përbashkët dhe biseda e sinqertë është një fillim i mbarë.Në anën tjetër, aftësia e kontrollimit të mllefit është e rëndësisë së madhe për partnerin dhe për fëmijët.Qëllimi i shkrimit është të shmangeni nga situatat konfliktuoze dhe zënkat me ata që i doni dhe që brengoseni, problemet mundohuni ti zgjidhni në mënyrë të qetë dhe me biseda të sinqerta, më gjatë do të jetoni.

Video

Teksa Orikumi është përfshirë nga flakët, në Pyllin e Sodës janë rrëzuar pishat, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin drejt fshatit të Zvërnecit.

Një vatër zjarri ka shpërthyer në orët e mbrëmjes në Orikum. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Vlorës, ndërsa për ndihmë kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë stuhinë më të fuqishme të dëborës në dhjetë vitet e fundit, e cila ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në furnizimin me energji elektrike dhe në transportin ajror, si dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendje emergjence në një numër të madh shtetesh. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi 12 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Gjendja e emergjencës është shpallur në 21 shtete, ku autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Alpinisti amerikan Alex Honnold ka realizuar një ngjitje historike të dielën, duke u bërë personi i parë që ka shkallëzuar ndërtesën më të lartë të Tajvanit, Taipei 101, pa përdorur litar, parzmore apo rrjet sigurie. Ngjitja u zhvillua në kushte të kontrolluara dhe ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare, për shkak të nivelit ekstrem të rrezikut dhe vështirësisë që paraqet një strukturë prej 508 metrash lartësi. Taipei 101 konsiderohet një nga ndërtesat më ikonike në botë dhe një sfidë e jashtëzakonshme për çdo alpinist. Alex Honnold është i njohur globalisht për ngjitjet e tij pa mjete sigurie (free solo), duke shtyrë kufijtë e alpinizmit modern. Autoritetet lokale nuk kanë raportuar incidente gjatë ngjarjes, ndërsa ngjitja është cilësuar si një arritje e rrallë sportive dhe teknike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme