Lifestyle 2 November 2024, 21:19 Nga VNA

Pakistan/ Ndotja e ajrit 80 herë më e lartë sesa kufizimi i OBSH-së

Ndaje në Whatsapp
Pakistan/ Ndotja e ajrit 80 herë më e lartë sesa kufizimi i

Ndotja e ajrit në qytetin e dytë më të madh të Pakistanit, Lahore, ka shënuar të shtunën rekord të të gjitha kohërave, pasi nivelet e ndotjes kanë qenë 80 herë më të larta sesa çka konsideron të pranueshme Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Niveli i grimave PM2.5 në ajër – të cilat shkaktojnë dëmet më të mëdha në shëndet – kanë arritur në 1.067, dhe më pas kanë rënë në rreth 300 në mëngjes. Secila shifër mbi 10 e këtyre grimave në ajër konsiderohet e pashëndetshme nga OBSH-ja. “Nuk kemi arritur kurrë nivelin 1.000”, ka thënë Jahangir Anwar, zyrtar i lartë për mbrojtje të ambientit në Lahore, në disa përgjigje për agjencinë e lajmeve AFP. Ka ditë që Lahorja është e ngufatur nga smogu, që shkaktohet prej përzierjes së mjegullës dhe tymit të naftës së djegur, si dhe thëngjillit për ngrohje. “Indeksi i kualitetit të ajrit do të mbetet i lartë edhe në 3-4 ditët e ardhshme”, ka thënë Anwar. Të mërkurën, agjencia për mbrojtje të ambientit në Lahore ka prezantuar kufizime të reja në katër pika kryesore në qytet. Makinat e vogla tuk-tuk, që kanë motorë të fuqishëm, janë ndaluar për qarkullim, ashtu sikurse puna e restoranteve që kanë skara pa filtër. Zyrave qeveritare dhe kompanive private u është kërkuar që një pjesë të punëtorëve të mbajnë në shtëpi dhe të punojnë nga distanca, nisur nga e hëna. Puna e ndërtimtarisë është ndalur, ndërsa shitësit e ushqimeve të shpejta në rrugë duhet të mbarojnë punën në orën 20:00.

REL

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme