Lifestyle 2 Nëntor 2024, 11:59 Nga VNA

Veshjet që nuk duhet t’i blini kurrë të përdorura

Ndaje në Whatsapp
Veshjet që nuk duhet t’i blini kurrë të përdorura

Më parë ishin thjesht rroba të përdorura, tani janë veshje të dorës të dytë.

Mund t’i quajmë si të doni, në thelb mbeten të njëjta, rroba që janë veshur më parë nga njerëz të panjohur për një kohë të pacaktuar e që ne i blejmë me një çmim të reduktuar.

Nuk ka asgjë të keqe të riciklosh veshje por kur vjen puna tek disa artikuj do ishte mirë t’i blinit të rinj dhe as mos t’iu shkonte mendja t’i blinit të përdorur.

Të brendshmet

Të brendshmet janë në thelb një lëkurë e dytë. Nuk mund t’i blini këto veshje kurrsesi të përdorura, pasi larja e tyre nuk i pastron këto të fundit nga mikroorganizmat që mund të bëhen burim infeksioni apo sëmundjesh për ju.

Rrobat e palestrës 

Këto veshje lahen shumë shpesh dhe nuk ia vlen t’i blini të përdorura, pasi nuk do t’i vishni gjatë para se të bëhen për t’u hedhur. Materiali i veshjeve të sportit është elastik dhe ka tendencën ta humbasë këtë veti pas disa larjesh.

Kapelet

A ju kujtohet hera e fundit që keni larë kapelen tuaj? Pikërisht. Kapelet e përdorura nga një person që ju as nuk e njihni, me shumë mundësi nuk janë larë asnjëherë.

Shumica e kapeleve do të prisheshin nëse do të laheshin në lavatriçe ndaj nëse këto të fundit nuk mund t’i lani në makinë larëse, mos i blini fare më mirë.

Rroba banjo

Është shumë e thjeshtë: janë të brendshme!

Këpucët

Përtej baktereve që mund të gjenden në brendësi të këpucës, sidomos nëse këto të fundit vishen pa çorape, veshja e përsëritur do të ketë formuar brendësinë e këpucëve sipas këmbës së përdoruesit të mëparshëm duke mos ju ndenjur juve siç duhet.

Video

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme