Politika 5 August 2026, 07:36 Nga VNA

Pacolli-Ramës: Shihemi në arbitrazh, shqiptarët do paguajnë 320 milionë euro për neglizhencën tënde

Ndaje në Whatsapp
Pacolli-Ramës: Shihemi në arbitrazh, shqiptarët do paguajnë

Vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të nisur procedurën e zgjidhjes së Kontratës së Koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës ka nxitur reagimin e ashpër të sipërmarrësit Behgjet Pacolli. Përmes një deklaratë të fortë publike, kreu i kompanisë "MABCO Constructions SA" bëri me dije se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga Autoriteti Kontraktor, duke paralajmëruar zyrtarisht dërgimin e çështjes në Arbitrazhin Ndërkombëtar, ku fatura financiare për shtetin shqiptar parashikohet të kalojë 320 milionë eurot.

"Për një investim strategjik me rëndësi kombëtare, është e papranueshme që investitori të informohet nga mediat dhe jo nga institucionet shtetërore. Nëse ky lajm rezulton i vërtetë, atëherë shteti shqiptar po zgjedh me vetëdije rrugën e arbitrazhit ndërkombëtar," deklaroi Pacolli, duke nëvizuar se kompania e tij ka bërë çdo përpjekje për ta shmangur këtë skenar përmes rrugëve institucionale.

Sipas Pacollit, situata e krijuar është pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të jashtëligjshme të zyrtarëve publikë, ndërsa kostoja financiare do të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve.

"Ky arbitrazh do të jetë pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhencës, veprimeve të kundërligjshme dhe papërgjegjshmërisë së disa përfaqësuesve të institucioneve shtetërore... Nuk kam dëshiruar kurrë që taksapaguesit shqiptarë të paguajnë faturën e neglizhencës, papërgjegjshmërisë dhe vendimeve të paligjshme të zyrtarëve që sot vazhdojnë të sillen me indiferencë. Dëmin nuk e paguajnë ata, por qytetarët shqiptarë dhe biznesi."

Kreut i MABCO sqaroi se kompania ndodhej në hapat e fundit të punimeve dhe në prag të certifikimit të aeroportit kur është bllokuar në mënyrë arbitrare për të hyrë në kantier.

"MABCO është ekspozuar financiarisht me mbi 320 milionë euro, pa përfshirë humbjen e fitimit dhe kostot ligjore. Kompania kishte përfunduar pothuajse të gjitha detyrimet kontraktore... Megjithatë, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, grupe që veprojnë në mënyrë arbitrare dhe jashtë ligjit, me mbështetje ose tolerim institucional, penguan MABCO-n të hynte në kantier."

Ai vuri në dukje edhe dëmet materiale të shkaktuara në objekt përgjatë muajve të fundit, si dhe absurditetin juridik ku institucionet e bllokuan projektin dhe po e përdorin këtë bllokim si pretekst për prishjen e kontratës.

"Për muaj të tërë, në prani të Policisë së Shtetit, investitori u mbajt jashtë pronës së tij, ndërsa pajisje me vlerë u dëmtuan, u shkatërruan dhe një pjesë edhe u vodhën. Paradoksi është i qartë: nga njëra anë institucionet penguan përfundimin e projektit, ndërsa nga ana tjetër kërkojnë ta përdorin këtë pengesë si arsye për zgjidhjen e kontratës."

Në përmbyllje të reagimit të tij, Pacolli konfirmoi se çështja do të ndiqet deri në fund në të gjitha shkallët juridike ndërkombëtare, në mbrojtje të Marrëveshjes Dypalëshe për Mbrojtjen e Investimeve ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë.

"Nëse procedura konfirmohet, MABCO do të mbrojë të drejtat e saj me të gjitha mjetet juridike... deri të arbitrazhi tregtar ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë. Ky nuk është një kërcënim. Është pasoja juridike e veprimeve joligjore dhe mosveprimeve të papërgjegjshme," përfundoi ai.

Video

Neymar shpërthen pas ndeshjes, tension i madh në tunelin e stadiumit! Edhe pse Santos siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Brazilit me fitoren 1-0 ndaj Remos, vëmendjen e mori incidenti pas ndeshjes. I provokuar vazhdimisht nga tifozët vendas, Neymar reagoi duke iu përgjigjur me gjeste dhe fjalë, ndërsa situata u tensionua edhe më shumë në tunelin e stadiumit, ku pati përplasje verbale me tifozë dhe zyrtarë të klubit. Vetëm ndërhyrja e forcave të sigurisë shmangu një konflikt fizik.

Katër burra mbetën të plagosur pas një sulmi me thikë në zonën e Covent Garden, në qendër të Londrës, ndërsa policia britanike arrestoi një grua 47-vjeçare si të dyshuar për ngjarjen. Sipas Policisë Metropolitane, shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë në vendngjarje, ndërsa pjesë e operacionit ishte edhe Ambulanca Ajrore e Londrës, e cila u ul në sheshin Trafalgar për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve. Katër të lënduarit u transportuan në spital për trajtim mjekësor.

Kazakistani ka liruar në rezervatin natyror Ile-Balkhash tigreshën Amur, Umit, duke shënuar rikthimin e parë të tigrave në vend pas 78 vitesh. Kjo specie ishte zhdukur nga Kazakistani që në vitin 1948. Tigri Amur është shumë i afërt me tigrin e Kaspikut, një specie që dikur jetonte në Azinë Qendrore, por u zhduk plotësisht në vitet 1970. Umit është një nga katër tigrat që Rusia i ka dhuruar Kazakistanit në kuadër të një projekti për të rikthyer tigrat në habitatet ku kanë jetuar dikur. Qëllimi i programit është që kjo kafshë e rrallë të vendoset sërish në natyrë dhe të krijojë një popullatë të qëndrueshme në vend.

Ky është momenti kur një dron ndjek një shitës ambulant në rrugë, përpara se të shpërthejë pranë tij, duke e plagosur. Pamjet janë shpërndarë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili akuzoi Rusinë se po kryen sulme të qëllimshme ndaj civilëve. Ai u bëri thirrje vendeve të botës që ta shohin videon, duke e cilësuar atë si dëshmi të mënyrës se si, sipas tij, ushtarët rusë “kënaqen duke vrarë dhe terrorizuar civilët”. Zelensky e përshkroi incidentin si një tjetër rast të asaj që ai e quajti “safari me dronë”, duke pretenduar se forcat ruse përdorin dronë për të ndjekur dhe sulmuar banorët e Khersonit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme