Bota 1 October 2026, 15:01 Nga VNA

Opozita akuzon qeverinë izraelite: Po përdorni politikisht incidentin me avionin e Flydubai

Ndaje në Whatsapp

Opozita akuzon qeverinë izraelite: Po përdorni politikisht incidentin

Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid, ka akuzuar qeverinë e Benjamin Netanyahut se po përpiqet të përdorë politikisht incidentin me avionin e Flydubai, i cili u detyrua të ulej në Arabinë Saudite pas një alarmi sigurie.

Lapid hodhi poshtë pretendimet se ngjarja kishte lidhje me informacionin e sigurisë që ai kishte marrë një natë më parë nga kryeministri Netanyahu. Sipas tij, gjatë atij takimi nuk ishte përmendur asgjë që lidhej me incidentin e avionit.

“Asgjë që i ngjante incidentit të mëngjesit me avionin nuk u përmend në takimin e sigurisë me kryeministrin. Asgjë e ngjashme, asgjë që ta kujtonte, as edhe një aluzion”, shkroi Lapid në platformën X.

Ai akuzoi zërat pranë qeverisë se po prodhojnë “spin” politik mbi një çështje sigurie. “E gjithë propaganda që po bëjnë tani zëdhënësit vetëm provon atë që ishte e qartë që dje: ata po përpiqen sërish të bëjnë politikë të lirë në kurriz të sigurisë së Izraelit. Një tufë e papërgjegjshme”, tha Lapid.

Polemika shpërtheu pas incidentit me fluturimin FZ1073 të Flydubai, që udhëtonte nga Dubai drejt Tel Avivit. Avioni transmetoi kode emergjence dhe ndërhyrjeje të paligjshme, përpara se të devijohej dhe të ulej në mënyrë të sigurt në Tabuk të Arabisë Saudite.

Autoritetet izraelite fillimisht hetuan mundësinë e një rrëmbimi apo incidenti sigurie, ndërsa më pas raportimet folën për një përplasje në kabinën e pilotëve. Aeroporti Ndërkombëtar “Prince Sultan bin Abdulaziz” në Tabuk njoftoi se kapiteni dhe oficeri i parë i avionit mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Video

Një vizitor i pazakontë ka tërhequr vëmendjen në një treg fermerësh në Aspen, SHBA. Një ari i uritur është futur mes tezgave dhe, pa u trembur nga njerëzit, është ndalur te produktet e furrës. Ariu ka marrë bukë direkt nga tavolina e një tregtari dhe ka nisur ta hajë.

Belinda Balluku me vilë dhe në Itali?

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Bangkok të Tajlandës, ku një makinë elektrike ka hyrë me shpejtësi brenda Tempullit Guanyin, në zonën Chinatown. Sipas raportimeve, drejtuesi i moshuar humbi ndjenjat ndërsa ishte në timon, duke humbur kontrollin e automjetit. Makina përshpejtoi papritur dhe u përplas brenda tempullit. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur, dy prej tyre rëndë. Ndërtesa pësoi dëmtime, ndërsa statuja kryesore e tempullit nuk u prek.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme