Bota 1 October 2026, 08:45 Nga VNA

Dy injeksione vdekjeprurëse, por zemra vazhdoi të rrihte: ekzekutimi i Christa Pike kthehet në skandal në SHBA

Ndaje në Whatsapp
Dy injeksione vdekjeprurëse, por zemra vazhdoi të rrihte: ekzekutimi i

Ekzekutimi i Christa Pike, e vetmja grua në radhën e vdekjes në Tennessee, është kthyer në një nga episodet më tronditëse të debatit amerikan mbi dënimin kapital. Sipas avokatëve të saj, Pike është dërguar në spital pasi shteti dështoi ta ekzekutonte, edhe pse ndaj saj u përdorën dy doza pentobarbitali, substanca që duhej t’i jepte fund jetës.

Në kërkesën urgjente të paraqitur në gjykatë, ekipi ligjor deklaroi se Pike kishte humbur ndjenjat, por “ende kishte rrahje zemre” dhe, sipas dëshmitarëve të pranishëm, vazhdonte të merrte frymë. Media lokale raportoi se ajo ishte dëgjuar duke gërhitur pas injeksioneve, ndërsa perdet e dhomës së ekzekutimit u mbyllën disa herë gjatë procedurës.

“Venat në krah më duket sikur po më shpërthejnë”, ka thënë Pike gjatë procedurës, sipas një dëshmitari të cituar nga mediat amerikane. Pak më vonë, avokatët kërkuan ndërhyrje urgjente, duke e cilësuar atë që po ndodhte si një ekzekutim të dështuar dhe si shkelje të ndalimit kushtetues ndaj ndëshkimit mizor.

Christa Pike, 50 vjeçe, ishte dënuar me vdekje për vrasjen brutale të 19-vjeçares Colleen Slemmer në vitin 1995. Ajo ishte vetëm 18 vjeçe në kohën e krimit, të cilin e kreu së bashku me të dashurin e atëhershëm, Tadaryl Shipp, pasi e kishin njohur viktimën në një kamp trajnimi për të rinjtë.

Vetëm disa orë para procedurës, Gjykata Supreme e SHBA-së i kishte hapur rrugë ekzekutimit, duke rrëzuar përpjekjet e fundit të mbrojtjes për ta ndaluar atë. Tre gjyqtare liberale kundërshtuan vendimin, duke paralajmëruar se çështja ende nuk ishte shqyrtuar plotësisht në instancat më të ulëta.

Avokatët e Pike kishin paralajmëruar më herët se gjendja e saj shëndetësore, problemet me venat, çrregullimet mendore dhe historia e traumave mund ta bënin injeksionin vdekjeprurës një procedurë veçanërisht të dhimbshme. Pas asaj që ndodhi, ata thanë se “shteti i Tennessee dështoi sërish të kryejë një ekzekutim të ligjshëm”.

Rasti ka rihapur me forcë debatin mbi injeksionet vdekjeprurëse në SHBA: një procedurë që shteti e quan të kontrolluar, por që në këtë rast përfundoi me ambulancë, panik ligjor dhe një grua që duhej të ishte shpallur e vdekur, por u dërgua në spital ende gjallë.

Video

Një vizitor i pazakontë ka tërhequr vëmendjen në një treg fermerësh në Aspen, SHBA. Një ari i uritur është futur mes tezgave dhe, pa u trembur nga njerëzit, është ndalur te produktet e furrës. Ariu ka marrë bukë direkt nga tavolina e një tregtari dhe ka nisur ta hajë.

Belinda Balluku me vilë dhe në Itali?

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Bangkok të Tajlandës, ku një makinë elektrike ka hyrë me shpejtësi brenda Tempullit Guanyin, në zonën Chinatown. Sipas raportimeve, drejtuesi i moshuar humbi ndjenjat ndërsa ishte në timon, duke humbur kontrollin e automjetit. Makina përshpejtoi papritur dhe u përplas brenda tempullit. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur, dy prej tyre rëndë. Ndërtesa pësoi dëmtime, ndërsa statuja kryesore e tempullit nuk u prek.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme