Opinion 5 September 2025, 10:44 Nga VNA

Profesor Pilinci Kryeministër, Dimal Basha Kryetar Kuvendi: Simfonia e Re e Kombit

Ndaje në Whatsapp
Profesor Pilinci Kryeministër, Dimal Basha Kryetar Kuvendi: Simfonia e Re e

Nga Besnik Karaxha

Shqiptarët, pas dekadash rrëmujë, më në fund gjetën ekuilibrin: në krye të qeverisë, Profesor Pilinci – një mendje që përzihet mes Hegelit e Hamzë Kazazit, dhe në krye të Kuvendit, Dimal Basha – një tribun i kohëve moderne, i pajisur me gjuhën e hollë të ironisë dhe me ndonjë dozë të rrezikshme entuziazmi.

Profesor Pilinci, në mbledhjen e parë të qeverisë, e zëvendësoi fjalën “program” me “manifest”. Në vend të buxhetit, ai propozoi një “konstrukt metafizik të mirëqenies së ardhshme”, duke e bindur popullin se pagesa e dritave nuk është krizë, por “sfidë ontologjike”. Çdo pyetje e gazetarëve e kthen në leksion filozofie, duke bërë që askush të mos e kuptojë, por të gjithë të tundin kokën nga frika se mos duken të paditur.

Nga ana tjetër, Kuvendi i Shqipërisë nën drejtimin e Dimal Bashës ngjan më shumë me një akademi antike. Çekani i tij nuk bie për të ndaluar kaosin, por për të dhënë ritëm – një muzikë absurde, ku çdo debat politik tingëllon si kor tragjik i Eskilit i përzier me satirën e Juvenalit. Deputetët flasin, por në fund Dimal Basha i kujton: “Ju nuk po debatoni për ligjin, por për pavdekësinë e shpirtit të këtij kombi.”

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme