Opinion 2 Shtator 2025, 15:03 Nga VNA

Përgjigje (e pakërkuar) ndaj shkrimit të Galit Peleg

Ndaje në Whatsapp
Përgjigje (e pakërkuar) ndaj shkrimit të Galit Peleg

Nga Isa Myzyraj


Mediat shqiptare kanë publikuar një shkrim të Ambasadores së Izraelit në Shqipëri Galit Pelger me titull: Mos gënjeni që protestoni për Gazën, pse nuk marshoni për myslimanët?

Shkrimi i znj. Peleg nis me një premisë të rrezikshme: se protestat kundër luftës në Gaza nuk janë për civilët palestinezë, por vetëm një maskë e antisemitizmit. Ky interpretim jo vetëm që redukton një realitet tragjik në një debat ideologjik, por edhe delegjitimon dhimbjen e mijëra njerëzve që shohin çdo ditë pamjet e viktimave civile, të fëmijëve të plagosur, të spitaleve të shkatërruara dhe të familjeve të zhdukura nën rrënoja.

Sulmet, shpeherë të synuara të Izraelit kanë vrarë mijëra e mijëra fëmijë, prindër dhe të moshuar, gazetarë dhe mjekë, ndaj kjo nuk ka të bëjë me antisemitizmin, por me një realitet kokëfortë që Izraeli po kryen krime.

Zonja Ambasadore thotë më tej se: Pse nuk protestoni për Ujgurët në Kinë, Viktimat në Siri apo represionin në Iran?

Fiks këtë gjë e thoshte Ministri i Jashtëm Rus Sergei Lavrov kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Ai thote se: “Pse qani kot për Ukrainën, mendonjeni në një qast se lufta po zhvillohet në Lindje të Mesme, mendojeni se Ukraina është Palestina dhe Rusia është një shtet perëndimor!”

Dhe duke bërë këtë krahasim, më duket sikur të gjithë pushtuesit janë të njëjtë! Ku ndryshon Lavrov me Zonjën. Peleg?

Unë nuk shoh ndryshim!

Është e vërtetë që ka shumë padrejtësi në botë, ujgurët në Kinë, represioni në Iran, viktimat në Siri. Por fakti që ekzistojnë tragjedi të tjera nuk e zbeh dramën palestineze. Nuk mund të përdoret dhimbja e një populli për të mohuar dhimbjen e një tjetri.

Po, antisemitizmi i rrezikshëm. Ai duhet dënuar pa mëdyshje kudo që ndodh, në sinagoga, në rrugë apo në diskurs publik. Por të barazosh çdo kritikë ndaj veprimeve ushtarake të Izraelit me antisemitizëm është e padrejtë dhe mendjengushtësi. Nuk mund të legjitimohen krimet që po kryen Izraeli dhe të heshtet me idenë se: Do na quajnë antisemit!

Jo zonjë. Antisemitizmi duhet dënuar, ashtu siç duhet dënuar tragjeditë në Gaza, ashtu siç duhet dënuar represioni në Iran, e dhuna në Afganistan, Siri dhe shkelja e të drejtave të njeriut në vendet më demokratike anembanë globit!

Ju, Izraelitët, nuk jeni të paprekshëm, dhe nuk mund ta përdorni si mburojë antisemitizmin sa herë u thonë që: Boll krime kryet në Gaza!

Nuk mundeni dhe nuk duheni lejuar!

Përtej sloganeve, Gaza është një territor i bllokuar prej më shumë se 17 vitesh, ky është realitet, jo antisemitizëm.

Popullsia civile vuan mungesë kronike të ujit, energjisë dhe lirisë së lëvizjes, ky është realitet dhe jo antisemitizëm.

OKB thotë se jemi në një krizë të rëndë urie, ky është realitet, jo antisemitizëm.

Fëmijët po vriten Zonjë, ky është realitet, jo antisemitizëm.

Gazetarët po vriten, ky është realitet, jo antisemitizëm.

Qeveria jote, ua ka ndaluar prej 7 tetorit hyrjen në Gaza të gjithë mediave ndërkombëtare, ky është realitet, jo antisemitizëm.

Ajo që shohin protestuesit nuk është një debat abstrakt për “ekzistencën e Izraelit”- sic e thoni ju, por shifra konkrete: mijëra të vrarë, shumica gra e fëmijë.

Nuk është as e ndershme dhe as e dobishme të paraqiten protestat si një lëvizje e orkestruar nga “ekstremistë” që duan shfarosjen e hebrenjve.

Askush, me një mendje të arsyeshme nuk kërkon “shfarosjen e Izraelit”, por ndaljen e krimeve të Izraelit!

Shumica e njerëzve nëpër botë që marshojnë për Gazën kërkojnë të njëjtën gjë: armëpushim, respektim të jetës civile, dhe një proces politik që të garantojë të drejta e siguri si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët. Kërkesa për liri, dinjitet dhe shtetësi për palestinezët nuk është antisemitizëm është një parim i drejtësisë universale.

Dhe në fund, antisemitizmi është një e keqe që duhet luftuar pa kompromis. Por po ashtu është edhe mohimi i të drejtave themelore të palestinezëve. Protestat nuk janë kundër hebrenjve, por kundër politikave që prodhojnë dhimbje dhe vdekje të pafundme. Qëllimi nuk duhet të jetë heshtja e kritikëve, por gjetja e një rruge drejt paqes dhe bashkëjetesës, ku asnjë popull të mos shndërrohet në simbol dhe asnjë civil të mos jetë i tepërt.

Video

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme