Opinion 2 Shtator 2025, 20:00 Nga VNA

Antisemitizmi nuk është kartë për të justifikuar gjenocidin

Ndaje në Whatsapp
Antisemitizmi nuk është kartë për të justifikuar

Nga Genc Sejko

Lexova sot një shkrim të ambasadores së Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, e cila i konsideron në masë protestat në shumë vende në mbarë botën kundër gjenocidit të Izraelit në Gaza si shprehje të antisemitizmit.

Zonja ambasadore! Më lejoni t’ju kujtoj se karta e antisemitizmit ka kohë që është konsumuar. Në Shqipëri, në fakt, kjo kartë nuk ka asnjë lloj vlere sepse nuk ka ekzistuar kurrë. Në kohët e tij më të vështira, komuniteti hebre gjeti në Shqipëri mbështetjen më të madhe. Asnjë hebre nuk vdiq në Shqipëri. Asnjë hebre nuk u dorëzua tek nazistët. Madje, komuniteti hebre në Shqipëri, ndryshe nga çdo vend tjetër i Europës, u dhjetëfishua. Si shqiptarë ndjehemi krenarë që gjatë Luftës së Dytë Botërore mbrojtëm hebrenjtë. Dhe e bëmë këtë sepse ishte gjëja e duhur.

Është e vërtetë që nëpër botë antisemitizmi ka pësuar një rritje kohët e fundit. Kjo është diçka që duhet të na shqetësojë të gjithëve. Por keqpërdorimi që i bëni ju këtij termi nuk ndihmon aspak në luftën kundër këtij fenomeni negativ.

Zonja ambasadore! Të protestosh kundër vrasjes së civilëve nuk është antisemitizëm. Të kërkosh që fëmijët të mos vdesin urie nuk është antisemitizëm. Të quash Izraelin një shtet aparteid nuk është antisemitizëm. Izraeli përfaqëson hebrenjtë aq sa Arabia Saudite përfaqëson muslimanët.

Shteti juaj është formuar mbi dy kolona: ndërgjegjja e vrarë e botës perëndimore që persekutoi hebrenjtë ndër shekuj dhe vuajtjet e një populli pa faj, i cili pagoi faturën e krimeve të tjetrit.

Zonja ambasadore! Ju thoni se “konflikti aktual midis Izraelit dhe palestinezëve është thellësisht i ndërlikuar”. Jo zonja ambasadore, konflikti është shumë i thjeshtë. Mjafton të zbatoni ligjet ndërkombëtare. Kthehuni në kufijtë e qershorit 1967. Lejoni kthimin e refugjatëve. Çmontoni kolonitë tuaja në Bregun Perëndimor. Dhe ndaloni luftën, gjenocidin dhe bllokadën e ushqimeve në Gaza.

Shteti i Izraelit është tashmë një realitet i pamohueshëm, edhe pse ai u krijua pas një spastrimi etnik të cilin edhe historianët tuaj e pohojnë me turp. Kjo është çështja juaj, por meqë ke marrë përsipër të na japësh leksione historie dhe morali si përfaqësuese e shtetit të Izraelit, duhet të dish dhe kuptosh se qeveritë mund të jenë vasale të më të fortëve. Mundet edhe të bëjnë gjënë e gabuar për lobime të mirëpaguara. Por qytetarët e çdo vendi janë të lirë të shprehin mendimin dhe protestën e tyre. Ajo që nuk do të ndodhë kurrë është që ne të heshtim para krimeve monstruoze që po kryhen nga qeveria juaj.

Bota po ju sheh me “lupë”, siç e thoni edhe vetë. Dhe bota ka sot shumë sy e veshë të pavarura nga propaganda juaj dhe e çdo qeverie vasale. Ndaj asnjë etiketim nga ana juaj nuk do të na e mbyllë dot gojën.

P.S. Ata që botuan sot letrën tuaj të propagandës, për turpin e tyre dhe të ndërgjegjes qytetare e profesionale, nuk shkruan dje as gjysmë fjale për kolegët e tyre të vrarë në Gaza. Kjo është bota e njerëzve të lirë, ku protesta dhe morali mund edhe të mos takohen kurrë, por të drejtën dhe padrejtësinë, për fat, nuk e përcaktoni ju, por dikush tjetër që sheh dhe gjykon me vërtetësi.

Video

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Pse vetëm Rama do bëjë aeroporte?

Unë jam Ambrozia Meta që t’i gërric nervat…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme