Bota 7 June 2025, 14:31 Nga VNA

Një grua ukrainase dhe vajza e saj 6-vjeçare gjenden të vrara në Belgjikë

Ndaje në Whatsapp
Një grua ukrainase dhe vajza e saj 6-vjeçare gjenden të vrara

 

Një grua 46-vjeçare me origjinë ukrainase dhe vajza e saj 6-vjeçare u gjetën të vrara më 6 qershor në qytetin Leuven të Belgjikës, njoftuan autoritetet vendase.

Trupat e tyre u zbuluan pasi shërbimet e emergjencës u thirrën për një zjarr në zonën Haasrode. Sipas mediave belge (VRT), të dyja viktimat u gjetën në vendin e ngjarjes me plagë të shumta me thikë, përpara se të përfshiheshin nga zjarri.

Autoritetet dyshojnë se zjarri është vënë qëllimisht dhe rasti po hetohet si vrasje. Familja ukrainase kishte rreth tre vjet që jetonte në Belgjikë dhe identiteti i tyre nuk është bërë publik. Në momentin e ngjarjes, djali 16-vjeçar i gruas ndodhej në shkollë.

Sipas VRT, babai i vajzës së vogël është një ushtar ukrainas që aktualisht shërben në vijën e parë të frontit në Ukrainë.

Hetimet për këtë vrasje të dyfishtë janë ende në zhvillim dhe nuk janë dhënë detaje të tjera.

Kujtojmë se disa shtetas ukrainas janë bërë viktima të sulmeve në qytete të ndryshme evropiane, përfshirë edhe sulme me motiv urrejtjeje. Në shkurt të vitit 2024, një djalë ukrainas 15-vjeçar u plagos rëndë në kokë dhe u shtrua në spital, pasi agresori dyshohet se kishte bërë komente ksenofobe përpara sulmit.

https://kyivindependent.com/ukrainian-woman-daughter-found-murdered-in-belgium/

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme