Bota 17 July 2025, 15:22 Nga VNA

Nis gjyqi 8 miliardë dollarësh ndaj Mark Zuckerberg dhe drejtuesve të Meta-s për skandalin “Cambridge Analytica”

Ndaje në Whatsapp
Nis gjyqi 8 miliardë dollarësh ndaj Mark Zuckerberg dhe drejtuesve

Në SHBA ka nisur një proces gjyqësor historik me vlerë mbi 8 miliardë dollarë kundër themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg, dhe drejtuesve aktualë e të mëparshëm të Meta Platforms. Padia është ngritur nga aksionarët e kompanisë, të cilët i akuzojnë për shkelje të rënda të privatësisë së përdoruesve dhe mosrespektim të marrëveshjes me Komisionin Federal të Tregtisë së SHBA-së (FTC), të firmosur në vitin 2012.

Procesi po zhvillohet në Gjykatën e Çështjeve të Korporatave në Delaware dhe po tërheq vëmendje të madhe mediatike, pasi përfaqëson një ndër rastet më serioze ligjore që lidhen me abuzimin e të dhënave në epokën dixhitale.

Një nga dëshmitarët e parë pritet të jetë Jeffrey Zients, ish shef i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë i ish presidentit Joe Biden, dhe njëkohësisht anëtar i bordit të Meta-s nga maji 2018 deri në vitin 2020. Në listën e dëshmitarëve janë përfshirë edhe emra të njohur si Mark Zuckerberg, ish-drejtoresha operacionale Sheryl Sandberg, investitori Marc Andreessen, si dhe ish-anëtarët e bordit Peter Thiel (bashkëthemelues i Palantir) dhe Reed Hastings (bashkëthemelues i Netflix).

Meta, edhe pse nuk është palë formale në proces, nuk ka dhënë komente mbi çështjen, duke theksuar më herët se prej vitit 2019 ka investuar miliarda dollarë për mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve.

Padia ka lindur si rrjedhojë e skandalit me kompaninë britanike “Cambridge Analytica”, e cila në vitin 2018 u zbulua se kishte aksesuar të dhënat personale të miliona përdoruesve të Facebook-ut pa leje, duke i përdorur ato për fushatën presidenciale të Donald Trump në vitin 2016.

Në vitin 2019, FTC gjobiti Facebook-un me 5 miliardë dollarë për shkeljen e marrëveshjes së vitit 2012. Aksionarët pretendojnë se Zuckerberg dhe drejtuesit e tjerë duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të rimbursojnë kompaninë për dëmshpërblimet dhe shpenzimet ligjore që kanë kapur vlerën e mbi 8 miliardë dollarëve.

Sipas dokumenteve të gjykatës, të paditurit i cilësojnë akuzat si “të ekzagjeruara” dhe pretendojnë se Meta kishte angazhuar një firmë të pavarur për të monitoruar zbatimin e marrëveshjes me FTC-në, ndërsa kompania ishte viktimë e mashtrimit nga “Cambridge Analytica”.

Një tjetër pretendim i fortë është se Zuckerberg ka shitur aksione të kompanisë në vlerë mbi 1 miliard dollarë pasi kishte parashikuar ndikimin negativ që skandali do të kishte në bursë. Avokatët mbrojtës kundërshtojnë këtë akuzë dhe theksojnë se shitjet ishin bërë përmes një plani të automatizuar që përjashtonte ndikimin personal të Zuckerberg në tregti.

Ky proces është i pari i këtij lloji që shkon në një gjyq të plotë dhe që sfidon direkt përgjegjësinë e një bordi drejtuesish për mbikëqyrjen e aktiviteteve të kompanisë — një çështje e vështirë për t’u provuar në kuadër të ligjit të korporatave në Delaware.

Rasti kujton procesin kundër drejtuesve të Boeing në vitin 2021, i cili u mbyll me një marrëveshje prej 237.5 milionë dollarësh, pa pranimin e fajit nga ana e tyre.

Gjykatësja Kathaleen McCormick pritet të marrë vendimin përfundimtar mbi përgjegjësinë dhe kompensimin disa muaj pas përfundimit të seancave gjyqësore. Ky gjyq mund të krijojë precedent për mënyrën si drejtuesit e korporatave do të mbahen përgjegjës në epokën e teknologjisë dhe të dhënave masive.

Video

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme